PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Restaurimi i Pazarit te Korces pa leje ndertimi nga KRT-ja


E Shtune, 10 Maj 2008

Restaurimi i fasadave te disa ndertesave te Pazarit te Korces ka sjelle reagime te specialisteve qe bejne pjese ne Keshillin e Rregullimit te Territorit ne Bashkine e Korces. Kjo per faktin se nga ana e deges se Monumenteve te Kultures ka filluar nderhyrja per te restauruar fasadat e perparme te disa objekteve ne hyrje te pazarit te vjeter te qytetit, por pa e marre me pare lejen e ndertimit per to. Shqetesimi i specialisteve te KRRT-se eshte ngritur ne mbledhjen e radhes qe ata kane zhvilluar nen drejtimin e kryetarit te saj Niko Peleshi, duke i kerkuar atij qe te nderhyrje per kete restaurim qe kryhet pa leje ndertimi dhe qe konsiderohet si i paligjshem. Te pakten 5 objekte ne hyrje te Pazarit te Korces po i nenshtrohen restaurimit ne fasadat e jashtme te tyre ne saje te nje fondi te dhene nga Ministria e Kultures, por nderkaq nga ana e KRRT-se se Bashkise Korce ka ardhur reagimi se nuk eshte marre me pare leja e ndertimit per keto objekte. Duke e konsideruar si nje shkelje qe mund te kete pasoja per projektet e restaurimit te Pazarit te Korces, specialistet kane ngritur zerin qe te ndalohet kjo nderhyrje si e paligjshme. Ndersa vazhdojne punimet e rregullimit te fasadave, ka qene kryetari i Bashkise se Korces Niko Peleshi ai qe ka kerkuar nga dega e monumenteve te kultures ne Korce qe te respektohet edhe kjo procedure e marrjes se lejes se ndertimit. Kryebashkiaku i Korces tha se ka gjetur mirekuptim qe te nxirret leja e ndertimit nga KRRT-ja e Bashkise per restaurimin e fasadave te disa godinave ne Pazarin e Korces, duke u respektuar edhe kjo hallke ligjore. "Ne si bashki kemi projekte bashkepunimi me degen e monumenteve te kultures, Institutin e Monumenteve te Kultures dhe Ministrine e Kultures per rivitalizimin e Pazarit te vjeter te Korces prandaj do te gjejme gjuhen e perbashket qe edhe ky mini-projekt i restaurimit te fasadave te mos behet pengese e projekteve tona te perbashketa", u shpreh Niko Peleshi. Nderkaq, ai shtoi se nuk mund te sqaronte se sa profesional eshte restaurimi i fasadave te disa godinave ne Pazarin e qytetit, nje ceshtje kjo qe gjithashtu eshte bere objekt debatesh ne mbledhjen e KRRT-se se Bashkise.

Debati per suvatimin e BKT-se

Nuk eshte rasti i pare qe institucionet ne Korce perplasen lidhur me zbatimin e projekteve qe kane si synim mirembajtjen e objekteve historike e te shpallura si monumente kulture ne qytet. Nje vit e ca me pare, u kerkua nderhyrja e Policise Ndertimore per te ndaluar suvatimin e mureve te jashtme prej guri te nderteses se Bankes Kombetare Tregtare, e ngritur gjate viteve '30 dhe qe perben nje nga ndertesat me vlera te qytetit te Korces.

Gezim Ashimi


















Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika