 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Abuzim ne Hipoteke, 2 ne pranga
E Shtune, 10 Maj 2008
Dy punonjes te Hipotekes se Durresit jane arrestuar dje, te akuzuar se kane regjistruar padrejtesisht nje prone ne qytetin bregdetar. Petrit Maliqati, 53 vjec, lindur e banues ne lagjen numer 5 te qytetit te Durresit, hartograf prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe Olsjon Rrjepaj, 27 vjec, me detyre jurist prane ketij institucioni, jane prangosur paraditen e djeshme prane zyrave te institucionit ne qytetin bregdetar. Arrestimi i tyre u krye pas hetimeve disamujore te ndermarra nga Zyra e Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Durresit, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit. Nga hetimet rezultoi se Petrit Maliqati dhe Olson Rrjepaj, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohet te kene shperdoruar detyren duke regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne favor te Petrit Maliqatit, vellait e motrave te tij, nje siperfaqe toke truall, e cila ndodhet ne lagjen Nr. 8 ne qytetin e Durresit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se efektivet e policise kane zbatuar urdhrin e leshuar nga Prokuroria e Rrethit te Durresit. "Paraditen e djeshme u zhvillua ne sekret te plote nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Rrethit te Durresit, bejne te ditur burime nga uniformat blu. Organi i akuzes paraqiti perpara gjyqtarit te gatshem provat ne ngarkim te te akuzuarve dhe kerkoi masen e sigurise "burg pa afat" ne mungese per dy zyrtaret, e cila u miratua nga gjykata. Pas kesaj doli urdhri i arrestit dhe u be shpallja e tyre ne kerkim." Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne qytetin e Durresit eshte vene serish ne "shenjester" te Sektorit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Durresit. Burime nga policia e Durresit bene te ditur se hetimet jane ne zhvillim e siper dhe nuk perjashtohet mundesia e implikimit te personave te tjere. Dosjet e pronave ne qytetin e Durresit kane qene shpesh ne "shenjester" te policise se Durresit. Ne vitin 2005, Vasil Hila, ish-kreu i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave u arrestua per shperdorim dhe u denua me 20 vite burg. Abuzimet ishin kryer ne periudhen maj 2001 deri ne fund te vitit 2002. Ndersa ne 8 mars te vitit 2006 arrestohet Rezart Skrapari, zevendes-regjistrues i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Per te njejten ceshtje, ish-shefi i tij dhe ish-deputeti i Partise Socialiste, Alush Xhihani, eshte prej 2 vjetesh ne kerkim. Ai u denua ne mungese me 15 vite burg.
Si u moren 300 metra truall
Burime nga grupi i posacem hetimor, i ngritur prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit, bejne te ditur se dy te akuzuarit kane falsifikuar dokumentet, duke tentuar t'i marrin 300 metra katrore truall nje pronari te ligjshem nga qyteti i Durresit. Nepermjet akteve te kryera ne zyrat e Hipotekes, ata kane postuar harten, duke perfituar truallin ne vendin ku aktualisht po ndertohet nje pallat, ne lagjen numer 8 te qytetit bregdetar. Ne kete menyre, ata kane pretenduar te perfitojne nga firma ndertuese nje siperfaqe te konsiderueshme ne dyqane dhe apartamente.
Si u komunikua akuza
Me te marre urdhrin nga Prokuroria, drejtuesit e uniformave blu organizuan operacionin e koduar "Furtuna 2", i cili coi ne arrestimin e dy zyrtareve. Petrit Maliqati dhe Olsjon Rrepaj u derguan ne dhomat e paraburgimit, ku iu komunikua akuza. Petrit Maliqati akuzohet per veprat penale te "shperdorimit te detyres" dhe "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike" ndersa Olsjon Rrepaj per "shperdorim detyre". Ata pritet te merren ne pyetje ne ditet e ardhshme per te zbardhur detajet e ngjarjes, per te cilen akuzohen si dhe per te zbuluar bashkepunetore te tjere te mundshem.
"Furtuna" mbi Hipoteken e Durresit
Tre persona jane arrestuar mbremjen e 4 prillit te ketij viti ne qytetin e Durresit te akuzuar per abuzime me certifikatat e pronesise. Operacioni i koduar "Furtuna" ka cuar ne pranga Brikena Cato, 24 vjec, lindur e banuese ne lagjen Nr.16 Durres me arsim te larte juridik dhe me detyre specialiste ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne qytetin bregdetar, Shpetim Cani, 41 vjec, lindur ne Ishem e banues ne lagjen Nr.16 Durres, i denuar me pare per "shperdorim detyre" si dhe Violeta Xhyvelja, 46 vjec, lindur e banuese ne lagjen Nr.8 Durres. Arrestimet jane nje dite pasi Gjykata e Rrethit te Durresit kishte vendosur ndaj tyre masen e sigurise "burg pa afat". Bazuar ne nje hetim disamujor te ketij Sektorit Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, rezultoi se Shpetim Cani dhe Violeta Xhyvelja, ndermjetesonin kundrejt perfitimeve te paligjshme duke gjetur persona te interesuar per nxjerrjen e certifikatave te pronesise te cilat i siguronin nepermjet bashkepunimit me punonjesen e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durres, Brikena Cato. Operacioni eshte finalizuar nga struktura e re e ngritur ne Policine e Durresit kunder korrupsionit, ne bashkepunim me Drejtorine e Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit, ndersa hetimet kane zgjatur disa muaj.
Policia, 3 muaj hetime per abuzimet
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit thane mbreme per "Koha Jone" se hetimet per rastin e konstatuar te abuzimit ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme kane filluar rreth 3 muaj me pare. Denoncimi i nje qytetari i hapi rrugen hetimeve. Personi qe rezulton te jete i demtuar nga veprimet e dy zyrtareve, i tregoi policise se si kishin tentuar t'i merrnin rreth 300 metra katrore truall, duke falsifikuar dokumentet ne Hipoteke. Policia ka zhvilluar hetimet ne sekret te plote, derisa ka kopsitur dosjen dhe e ka derguar ne Prokurorine e Rrethit te Durresit
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Harem me minorene, pranga dy shqiptareve
- Asfiksohet Tirana, 5 kulla te reja
- Dy grabitjet e para te "Hakmarrjes...", 500 milione leke
- Raporti: Mjeket gabuan me vajzen 17-vjecare
- Grabitja qe rrezikoi arrestimin e grupit
- Masakra e Himares: E vrava se po me shikonte
- Hetimet per tritolin, shoqerohen 9 persona
- Eksploziv ne piceri, dyshohet konkurrenca
- Vrasja e dyfishte, ne burg i dyshuari
- Rrugoret, 1800 gjoba ne nje muaj
- Operacioni "Piratet e tendere", ne pranga 2 biznesmene
- Vaji i dyshuar, priten analizat
- Masakrimi i ciftit te moshuar, pranga shqiptarit te trete
- Prokuroria: Ja si zbuluam 18 "bemat" e Hakmarrjes
- Droge ne shkolle, pranga mesuesit
|
|