PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shoqerohet ish-deputeti Hoxha, sherr per biznesin


E Shtune, 10 Maj 2008

Policia e Burrelit shoqeron ish-deputetin Gani Hoxha, ne legjislaturen 2001-2005, pas nje konflikti per shkak te biznesit qe kishte ngritur prane fabrikes se Ferrokromit ne kete qytet. Arrestohet drejtuesi i rojeve private, Petrit Skura, i cili ruante impiantin e mineraleve te instaluar nga Hoxha se bashku me nje ortak nga Norvegjia. Shkak i shoqerimit eshte bere nje urdher nga autoritetet vendore per te levizur impiantin e vendosur prane uzines, si nje shkelje e ligjit, por ish-deputeti ka kundershtuar. Arrestimi i shefit te rojeve ka sjelle edhe protesten e 200 personave pasditen e djeshme para Komisariatit te Policise se Burrelit. Mesohet se se bashku me protestuesit ka qene edhe kryetari deges lokale te PD-se, Nezir Rizvani. Ata kane kerkuar qe impianti i skorieve te mos prishet nga ana e forcave speciale, qe kishin ardhur nga Tirana dhe qe bene cmontimin e tij. Ish-deputeti i PD-se, Gani Hoxha, ka protestuar, duke tentuar te mos lejoje prishjen, por forcat speciale te ardhura nga Tirana kane nderhyre menjehere. Protestes se ish-deputetit, uniformat blu i jane pergjigjur me shoqerim perreth 6 ore ne komisariat. Burime policore thane se "impianti ishte ndertuar jashte rrethimit te Uzines se Ferrokromit ne Burrel dhe ishte kerkuar nga drejtuesit qe te levizej". Pas lirimit, Hoxha ka reaguar, duke akuzuar policine per nderhyrje te paligjshme dhe paralajmeroi se do te bente nje padi penale dhe civile. "Forcat speciale nuk kishin nje urdher per prishjen e impiantit dhe nuk me eshte treguar. Une do e dergoj ceshtjen ne gjykate, duke denoncuar per dhunim te prones forcat speciale", tha ish-deputeti. Mesohet se Hoxha e kishte objektin ne bashkepronesi me nje biznesmen te huaj, nderkohe qe pajisjet jane nxjerre jashte qytetit te Burrelit.

A.Bushi












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika