Grabitje te "Mbreteresha Teute"
E Shtune, 10 Maj 2008
Nje 32-vjecare ra pré e sulmit te dhunshem nga nje person, i cili synonte ta grabiste. Incidenti ka ndodhur naten duke gdhire dita e djeshme ne rrugen "Mbreteresha Teute", ne Mitrovice. Viktima, femer e moshes 32-vjecare, ishte duke ecur rruges kur ishte grabitur nga nje mashkull rreth 20-vjecar. Ai, me force nga dora e viktimes kishte kapur canten dhe kishte ikur ne drejtim te panjohur. Ne baze te deklarates se marre nga policia mesohet se viktima ne canten e saj kishte nje leternjoftim, nje kartel banke dhe nje sasi kozmetike. Autori sipas policise, ndodhet ende ne gjendje te lire.