Zgjedhjet e Serbise, Prishtina ne proteste
E Shtune, 10 Maj 2008
Levizja "Vetevendosje" zhvilloi dje pasdite ne Prishtine nje proteste, ku kerkoi te mos lejohen zgjedhjet e Serbise ne Kosove me 11 maj. "Ne sot po demonstrojme kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, te cilat kerkojne te legalizojne strukturat e saj dhe ne kete menyre do forcojne Serbine ne synimin e saj per te rrenuar Kosoven nga perbrenda", tha lideri i "Vetevendosjes", Albin Kurti. Sipas tij, "politikanet vendas dhe nderkombetare qe ndodhen ne Kosove vetem flasin, por nuk veprojne".
"Poshte zgjedhjet e Serbise ne Kosove", ishte nje nga thirrjet e qindra pjesemarresve ne proteste, te nisur nga selia e "Vetevendosjes", te cilet gjate marshimit neper rruget kryesore te Prishtines dhane mesazhet e tyre ne menyra te ndryshme. Te selia e UNMIK-ut, ata hodhen qeska me mbeturina dhe derdhen uje me ngjyre nga nje bidon qe kishin vendosur ne nje kamion. Qeska te mbushura me mbeturina u hodhen edhe te ndertesa e Kuvendit dhe e Qeverise. "As UNMIK e as qeveria nuk ndermoren asgje per te penguar zgjedhjet e Serbise ne Kosove", ishte konstatimi i "Vetevendosjes". "UNMIK dhe institucionet e Kosoves kane mundesi teknike te mjaftueshme dhe shume kompetenca per te pamundesuar mbajtjen e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, por atyre iu mungon kryesorja: vullneti politik", evidentoi Albin Kurti. "Nese ne Kosove nuk do te kishte demonstrate kunder zgjedhjeve te Serbise para 11 majit, vijoi Kurti, atehere bota do ta kuptonte si pajtim ose dobesi te shqiptareve. Keshtu, me shume lehtesi do te hapej shtegu i kantonizimit te Kosoves, ashtu si ne Bosnje. Te mos harrojme se Bosnja u kantonizua tri vjet pasi u shpall e u njoh si shtet i pavarur", theksoi kreu i "Vetevendosjes".
Sipas policise, ne proteste, nuk pati incidente, vec thyerjes se disa xhamave. "Gjate hedhjes se mbeturinave para selise se qeverise u thyen xhamat e dy dritareve te nderteses dhe u demtuan xhamat e nje veture te qeverise, qe ishte parkuar aty afer", deklaroi Sherbimi Policor i Kosoves.