PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

BE, kur dikur nisi si Montan-union


E Shtune, 10 Maj 2008

Nga Steffen Sturn*

Ne vitin 1950, atehere ministri i Jashtem francez, Robert Shuman, kishte propozuar krijimin e nje bashkesie evropiane per prodhimin e thengjillit dhe hekurit, qe me vone u quajt Montanunion. Ky ishte emertimi paraprak per Bashkimin e sotem Evropian. Sot 9 maji eshte Dita e Evropes dhe shpesh behet shkas per manifestime te ndryshme. Ndersa per Steffen Sturnin ne Strasburg nje arsye per te pyetur evropianet per pikepamjet e tyre per Evropen.

Evropa polarizon. Cfare mendojne evropianet per Evropen? Nje studente nga Kieli dhe nje qytetare e Strasburgut te pyetur se "cfare qendrimi kane ndaj Evropes?", japin kete pergjigje: "Pak me pare lexova nje fjali qe me pelqeu shume, nga njera ane une jetoj ne Strasburg, por banoj ne Evrope dhe po ashtu studioj ketu. Dhe kjo natyrisht qe eshte shume interesante me shume studente te tjere nderkombetare". Dhe tjetra: "Po natyrisht qe jam per Evropen por nga perparimi duhet te kene te gjithe dicka. Megjithate duhet te pritet se cfare do te dal nga zgjedhjet e ardhshme".

Vitin e ardhshem zhvillohen zgjedhjet evropiane. Vetem 13 per qind e gjermaneve te anketuar e dine se 27 kombe vendosin permes zgjedhjeve te lira per perfaqesuesit e tyre ne Parlamentin Evropian. Ky eshte rezultat i nje zhvillimi, i cili ishte i pashoq per periudhen e pasluftes. Ministri i jashtem francez me prejardhje gjermane, Robert Shumann propozoi krijimin e nje Unioni. Ky moment konsiderohet si ora e lindjes se Bashkimit Evropian, me 9 maj te vitit 1950: "Qeveria franceze propozon qe te bashkohen industrite gjermano-franceze te qymyrit dhe celikut dhe te vendosen nen kontrollin e nje komisioni te perbashket te nivelit te larte. Ky union do te jete i hapur per vendet e tjera evropiane, prodhimi do te jete i hapur ndaj tere botes pa dallim".

Sot qendrimi ndaj Evropes eshte me esell. Nje kalimtare ne Strasburg, pergjigjet: "Mua nuk me pelqen kjo. Shume prej nesh kalojme me keq prej qe jemi ne Evrope. Te gjitha prodhimet jane shtrenjtuar". Pa marre parasysh nese behet fjale per fuqi te huaj punetore apo per rregullimet gjermane te rabatit per industrine farmaceutike - para cdo vendimi diskutimet zgjasin me vitet te tera ne komisionet e BE-se, ne Parlamentin Evropian apo ne Komisionin Evropian. Si sot 58 vjet me pare kancelari gjerman Konrad Adenauer angazhohej per Evropen: "Ne nuk guxojme te injorojme madhesine e vertete te perparimit te arritur", thoshte Adenauer.

Evropa dhe Bashkimi Evropian duhet te shihen ne sfondin e nje bote te globalizuar me rreziqe, ndikime dhe shanse, mendon nje arsimtar nga Hanoveri: "Kjo eshte rruga e drejte dhe pergjigje e duhur ndaj armiqve te vjeter. Une me kenaqesi udhetoj per ne Elsas jo per ta pushtuar ate por per te ngrene ushqim te mrekullueshem. Nacionalizmi nuk ka sjelle asgje ne histori, kete e dime ne, asgje".

(*) Publicist, Strasburg (SWR Television)


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika