Ekstradohet i denuari per vrasje
E Shtune, 10 Maj 2008
Greqia ekstradon nje te denuar me 25 vjet burg per vrasje ne vitin 1999. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit, sipas te cilave, Interpol Tirana realizoi sjelljen ne pranga nga Athina te Robert Preni. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin numer 188, date 29 mars 2000, e ka denuar Prendin me 25 vjet heqje lirie, per vepren penale te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtje pa leje", vendim i cili ka marre forme te prere. Ngjarja ka ndodhur me 2 gusht te vitit 1999, ne Marikaj te Tiranes, ku i pandehuri ka vrare me arme zjarri automatik Shkelqim Malokun dhe me pas eshte larguar nga vendi i krimit. Pas ngjarjes i riu eshte zhdukur nga Shqiperia, nderkohe qe gjykata kishte vazhduar procesin ndaj tij. Pasi u denua me vendim te formes se prere, Preni u shpall ne kerkim nderkombetar. Agjentet i zbuluan vendstrehimin ne kryeqytetin e vendit fqinj, Athine, duke e arrestuar. Behet e ditur gjithashtu se ne Aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas personi i ekstraduar iu dorezua efektivave te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
A.Cena