Aktori i "Portokalli" padit Rrugoret
E Shtune, 10 Maj 2008
Artan Cena
Edhe aktoret bien pre e ndeshkimit nga policia. Gazmend Paja, djali i aktorit Luftar Paja, padit ne Gjykaten e Tiranes Komisariatin e Policise Rrugore per shkak se i kane bllokuar patenten. Aktualisht aktori i spektaklit humoristik "Portokalli" i ka mbetur qe te levize ne kembe, pasi leja e drejtimit gjendet ne duart e rrugoreve. Por Paja e ka gjetur zgjidhjen ne dyert e gjykates, duke depozituar nje padi me objekt "anulimin e aktit administrativ". Policia ka pretenduar gjate ballafaqimit me shoferin e ri se kishte shkelur Kodin Rrugor. Ngjarja ka ndodhur disa muaj me pare, ndersa edhe Komisioni i Gjobave nuk i ka dhene te drejte aktorit. Kerkesa e padise mesohet se eshte regjistruar disa dite me pare ne Shkallen e Pare, nderkohe qe dje eshte hedhur edhe shorti elektronik.
Objekti i padise se bere nga Gazmend Paja, sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Tiranes, eshte heqja e kufizimit qe i eshte vene te riut, nga Komisioni i Policise Rrugore, per lejen e drejtimit te automjetit. Nderkaq qe ngjarja, per te cilen Nasi Gjymi (roli i aktorit ne Portokalli) ka bere denoncimin ne gjykate, ka ndodhu pak muaj me pare, kur nje patrulle e Policise Rrugore, gjate nje kontrolli i ka bllokuar makinen dhe marre lejen e drejtimit per thyerje te Kodit Rrugor. Nuk behet e ditur se cfare lloji shkeljeje ka bere Paja, por ne cilesine e drejtuesit te mjetit, ai ka kundershtuar vendimin e marre nga efektivet. Sipas te dhenave te policise, mesohet se Paja ka pasur parregullsi dhe per kete shkak i eshte bllokuar patenta dhe hequr e drejta e levizjes me makine. Vendimi eshte kundershtuar dhe ceshtja ka shkuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, e cila ne ditet ne vijim do te gjykoje dhe do te jape vendimin e saj per pretendimet e aktorit qe kerkon shfuqizim te aktit dhe kthimin e patentes qe i eshte marre prej disa muajsh. Burime zyrtare nga policia thane dje, per gazeten "KJ", se "arsyet e bllokimit te lejes se drejtimit jane vleresuar te drejta, pasi drejtuesi kishte kryer shkelje te Kodit Rrugor".
Nga Greqia ne skenen shqiptare
Gazmend Paja ka lindur me 27 shtator 1978 , ne Fier, ku ka kryer dhe shkollen 8-vjecare dhe eshte djali i aktorit te njohur, Luftar Paja. Ne vitin 1991, shkon ne Greqi, ku vazhdon shkollen e mesme dhe perfundon Fakultetin per Dramaturgji ne Athine. Ne vitin 2001 nis studimet e larta ne Akademine e Arteve, dega Drame deri ne 2005. Eshte ngjitur ne skene ne moshen 6-vjecare, ne filmin "Rikonstruksioni". Ka spikatur ne skecin "Fshataret dhe kadiu", se bashku me te atin. Pas perfundimit te studimeve eshte angazhuar ne role te ndryshme, ku me i spikaturi eshte ai ne "Lisistrada", nje pjese teatrale shfaqur ne teatrin "Bylis" te Fierit. Pjesa u vu ne skene nga nje trupe teatrale shqiptaro-greke, ku kishte rolin kryesor. Aktualisht eshte aktor humori ne spektaklin "Portokalli".
Edhe oficeret padisin Policine
Ne Gjykaten e Tiranes numri i ceshtjeve qe kane per baze ndryshimin e aktit administrativ eshte i madh. Kryesisht jane oficere qe kane paditur Drejtorine e Policise se Shtetit, duke kerkuar anulimin e urdhrave te dhene nga drejtuesit e saj. Pergjithesisht keta persona kerkojne rikthimin ne pune dhe demshperblime, pasi jane shkarkuar me pare per motive te ndryshme.