I denuar per prostitucion, kapet si "agjent"
E Shtune, 10 Maj 2008
Falsifikimi i pasaportes dhe sigurimi i nje dokumenti, qe i jepte titullin e inspektorit te nje qendre studimore, nuk i ka sjelle sukses 27-vjecari te shumekerkuar ne Tirane. Agjentet prangosen Adrian Uken, i denuarin me 15 vjet burg per trafik dhe shfrytezim femrash me qellim prostitucioni. I riu eshte ndaluar per nje kontroll rutine prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja rreth mesnates se enjte, ndersa eshte hequr si specialist i Qendres se Studimeve te Luftes Kunder Terrorizmit dhe Krimit te Organizuar. "Ai kishte me vete nje pasaporte te falsifikuar me fotografine e tij dhe me emrin e Astrit Xaka, dhe nje dokument te qendres", thane zyrtare te policise dje. Mesohet se 27-vjecari nga Tirana kerkohej prej me shume se nje viti, ndersa ishte denuar per "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese" dhe "trafikim te femrave per prostitucion". Vendimi ndaj tij ishte dhene me 27 dhjetor te nje viti me pare. Operacioni eshte finalizuar ne oret e vona te mbremjes se dy diteve me pare, kur pas disa muajsh ne kerkim, agjentet e policise me ne fund duket se kane rene ne gjurmet e Ukes. Sipas policise, mbikeqyrja e ketij te fundit ka vazhduar per disa dite rresht, derisa eshte detajuar dhe operacioni per futjen ne kurth te tij. "Rreth ores 22:00, ne rrugen e Elbasanit ne Tirane, ne afersi te Fakultetit te Gjuheve te Huaja, kur 27-vjecari levizte me nje automjet tip "Ford", me targa TR5414 P, i eshte bere shenje te ndaloje", tha policia. Nga te dhenat rreth operacionit, mesohet se fillimisht i dyshuari iu eshte prezantuar punonjesve te policise si specialist prane Qendres se Studimeve te Luftes Kunder Terrorizmit dhe Krimit te Organizuar, duke iu treguar edhe nje dokument identifikimi te kesaj qendre, e cila ishte e falsifikuar ne emer te Astrit Xaka, ku ndodhej fotografia e tij. Por, kjo gje nuk i ka bindur agjentet e policise, te cilat menjehere kane bere verifikimet e nevojshme nga ku ka rezultuar se behej fjale pikerisht per Adrian Uken, te denuar me 15 vjet burg. Menjehere ndaj te kerkuarit eshte marre masa e arrestimit, duke e derguar ne qeli me qellim vuajtjen e denimit te dhene nga gjykata.
Denoncimi dy vjet me pare
Adrian Uka, sipas policise, ishte shpallur ne kerkim qe prej dy vitesh, pasi ndaj tij nje vajze e mitur kishte bere denoncim per trafikim dhe shfrytezim me qellime prostitucioni. Mesohet se e demtuara ka rrefyer se eshte nxjerre ne rruget e Italise, ku dhe ka ushtruar zanatin e prostitutes.
A.Cena