PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Financat, sekuestro pasurive te Al Kadi


E Shtune, 10 Maj 2008

Artan Cena

Ministria e Financave nis "de fakto" te sekuestroje pasurite e sheikut arab, Yasin Al Kadi, i perfshire si person i rrezikshem ne listen e terrorizmit te Kombeve te Bashkuara. Zyra e Administrimit te Pasurive diten e djeshme ka zbarkuar ne pronat qe administrohen nga jordanezi Hamzeh Abu Rayyan, ne proces gjyqesor, me qellim zbatimin e vendimit te Ministrise se Financave te vitit 2004, si dhe ate te vitit 2006. Por, kjo nisme ka hasur ne kundershtimin e hapur te administratorit te pronave te Kadise, i cili ka pretenduar, permes avokatit Saimir Visha, se "ky urdher eshte i paligjshem".

Perfaqesuesi i Ministrise se Financave komunikoi dje vendimin e zyres per te bllokuar aktivitetin ne 19 biznese dhe per te ngrire pasurine, duke e quajtur nje veprim te ligjshem. Administratori i Al Kadi, ka deklaruar se po shkelej ligji dhe se do te bente padi ne Gjykaten e Tiranes. Mesohet se po dje eshte hedhur shorti per nje kerkese-padi te depozituar tri dite me pare nga avokati i Al Kadi, ku e paditur eshte Drejtoria e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, me qellim zhbllokimin e pasurive te tij nga masa e sekuestros. Gjithashtu, ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte duke u zhvilluar nje tjeter proces gjyqesor, ku eshte marre i pandehur administratori jordanez, Ramzeh Abu Rayyan, i cili pretendon se ka pasur te drejten per te administruar pronat e te shumekerkuarit si financues i terrorizmit, duke kerkuar madje edhe lidhje direkt me video-konference me Kadi, nga Arabia Saudite.

I pandehuri ka kerkuar madje si deshmitare edhe dy ministrat qe firmosen vendimet e zbatuara dje, per sekuestrimin e aseteve te tij financiare, Arben Malaj dhe Ridvan Bode. Yasin Kadi, qe prej 17 tetorit 2001 dhe pas sulmit ndaj Kullave Binjake ne SHBA, eshte nje nga personat e kerkuar ne mbare boten si financues i organizates terroriste Al-Kaeda dhe per kete arsye eshte marre vendimi i bllokimit te llogarive te tij bankare si dhe sekuestrimi i pasurive. Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave me 10 gusht te vitit 2006 ka bere kallezim ne ngarkim te shoqerise "Lloxhall" sh.p.k me administrator jordanezin Hamzeh Abu Rayyan. Al Kadi rezulton pronar edhe i 18 per qind te aksioneve ne Dy Kullat, perballe Kryeministrise dhe pjese e bashkepunimit ka qene i kerkuar Abdyl Latif Saleh.

Lista e pasurive

-Apartament me siperfaqe 114.4 m2, ne zonen kadastrale 8380 me adrese: Tirane, rruga "Vaso Pasha", i perbere nga tri dhoma, nje kuzhine, banje, korridor, ne katin e pare mbi bodrumet

- Apartament me siperfaqe 75.5 m2, ne zonen kadastrale 8380 me adrese: Tirane, rruga "Rreshit Collaku", pallatet e Shallvares, i perbere nga tri dhoma dhe ambiente te tjera ndihmese

- Apartament me siperfaqe 71.3 m2, me adrese: Tirane, rruga "Bajram Curri", i perbere nga dy dhoma, nje kuzhine dhe ambiente te tjera ndihmese

-Apartament me siperfaqe 88 m2, me adrese: Tirane, Rruga e Durresit, i perbere nga tri dhoma, nje kuzhine, korridor, banje, si dhe ambiente te tjera ndihmese, ne katin e pare

-Nje shtepi dykateshe, konstruksion tulle e mbuluar me tjegulla, si dhe nje siperfaqe trualli mbi te cilen ngrihet kjo shtepi), me siperfaqe 270 m2, me adrese: Tirane, fshati Selite e Vogel

-Dyqan, ish-gjelletore ne rrugen e Durresit, me siperfaqe 350 m2, me adrese: Tirane, Rruga e Durresit, pallati 102

-Dyqan, ish-permanent, ne rrugen e Elbasanit me siperfaqen 47 m2, si dhe nje truall 47 m2 me adrese: Tirane, Rruga e Elbasanit

-Lokal, ish-embeltore ne Rrugen e Durresit me siperfaqe 175 m2, si dhe nje truall me siperfaqe 175 m2, mbi te cilin eshte ngritur lokali ish-embeltore

-Pasuria ndertese-magazina qendrore me siperfaqe 4437 m2 me adrese: Laprake, rruga Pandi Dardha", Tirane

-Trualli me siperfaqe 22000 m2, zona kadastrale 3866, me adrese: Tirane, fshati Yzberisht, kufizohet me rrugen automobilistike






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika