PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndoka urdher per sherbim shendetesor 24 ore ne plazhe


E Shtune, 10 Maj 2008

Sherbim i detyruar per 24 ore ne te gjitha zonat turistike dhe plazhet e vendit. Ky ka qene edhe urdhri me i fundit i leshuar nga ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas ketij urdhri, kerkohet qe te organizohet sherbim 24 oresh ne qendrat shendetesore ne te gjitha zonat turistike te vendit, vecanerisht ne ato zona ku numri i pushuesve gjate sezonit te veres eshte i madh. Por edhe furnizimi me medikamente dhe materiale mjekimi te ndihmes se shpejte mjekesore te gjithe qendrat shendetesore dhe urgjencat mjekesore eshte shume i rendesishem . Nderkohe qe kerkohet te sigurohet gatishmeria per transportin mjekesor me autoambulance per te semuret qe kane nevoje per kete sherbim dhe te fuqizohet kontrolli higjieno-sanitar. Keto kontrolle konsistojne ne monitorimin e ujit te pijshem, dezinfektimin dhe marrjen e analizave per treguesit fiziko-kimik e mikrobiologjik, duke bere matjen e klorit dy here ne dite. Po keshtu nje sere kontrollesh do te ushtrohen ne hotele, restorante dhe pikat e tregtimit te produkteve ushqimore per zbatimin e rregullave te pergjithshme te higjienes .sipas urdhrit parashikohet edhe dezinfektim dhe deratizim i mjediseve te brendshme dhe te jashtme te te gjithe territoreve te zonave turistike.












Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika