 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjinekologet ne Bulqize per grate e femijet
E Shtune, 10 Maj 2008
Nje grup gjinekologesh te maternitetit "Mbreteresha Geraldine", por edhe mjeke te tjere kane shkuar ne Qarkun e Dibres per te dhene ndihme dhe kryer ekzaminime te grate dhe femijet. Permiresimi i gjendjes shendetesore te grave te moshes riprodhuese, por edhe te femijeve nga 0 deri ne 59 muajsh eshte projekti me fundit i nisur nga Ministria e Shendetesise dhe Kryqi i Kuq. Ky projekt parashikon qe per nje periudhe 5-vjecare informimin dhe ndryshimin e sjelljeve ne familje qe kane te bejne me kujdesin dhe mirerritjen e femijeve, te cilat kane nje impakt te larte ne shendetin e femijeve. Drejtori i spitalit "Mbreteresha Geraldine" shpjegon se ka qene pikerisht drama e perditshme e ketyre banoreve, ajo qe i ka ngacmuar dhe kane ndermarre nje udhetim te tille. "Ideja na erdhi pas ngjarjeve te njepasnjeshme ne minierat e Bulqizes, qe tronditen jo vetem jetet e ketyre banoreve, por edhe te mbare opinionit publik. Duke pare edhe pamundesine ekonomike per t'u kujdesur per shendetin e pjesetareve te familjes, ne menduam qe te shkojme vete prane tyre. Propozimin ia paraqitem edhe ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, i cili u shpreh i gatshem per te na ndihmuar ne kete iniciative qe ndermorem, per te prekur nga afer realitetin shendetesor te grave", eshte shprehur mjeku i njohur Halim Kosova. Ekipi prej kater mjekesh do te monitoroje gjendjen shendetesore te grave te Bulqizes per nje periudhe te gjate kohore, kjo edhe per vete faktin se ky qytet nuk ka nje mjek specialist te mirefillte qe te kujdeset per shendetin e grave shtatzena dhe femijeve te sapolindur. Mjeket, te cilet kane marre persiper qe te zbatojne kete projekt do te ofrojne asistencen e tyre per te gjitha llojet e shqetesimeve. Duke filluar qe nga ekot e thjeshta e deri te pap-testi dhe mendimi i specializuar i gjinekologeve me te mire te vendit. Ndersa ne te ardhmen do te punohet per promocionin dhe monitorimin e rritjes se femijeve, kontrolli per semundjet diarreike dhe parandalimi dhe trajtimi i infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes. Nderkohe qe, nje tjeter pike e rendesishme, ku do te ngulmoje ky projekt, eshte edhe shtrirja e sherbimeve te planifikimit familjar. Deri me tani, si rezultat i ketij projekti, ne Diber dhe Mat jane shtuar perkatesisht 15 pika te reja te shperndarjes se metodave te PF, dhe ne Bulqize 10 te tilla. Pritet qe si rezultat i kesaj nderhyrje te zvogelohet numri i vdekjeve, barra e semundshmerise, nenpesha dhe zhvillimi i paket ne gjatesi ne raport me moshen te femijet nen moshen 5 vjec. Aktualisht, ky projekt eshte duke u shtrire ne 4 rrethe te tjera si Shkodra, Lezha, Elbasani dhe Librazhdi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
- Thereksa: S'plotesojme pacientet me dialize
- Spitali Ushtarak, s'ka ambiente per perballimin e rasteve
- Konkurrenca e padrejte, qindra taksi ne proteste
- Geva e urise, rendohet gjendja e grave
- Perurohet rruga, korsi per mjete te vecanta
- Fiera del Levante, celet me 20 maj
- Zyrtare, Ndoka kerkon shkarkimin e Mati Pepes
- Mjeket e ORL-se ne mbrojtje te Hoxhallarit
- Shkurtimet ne KPTHN, 300 punonjes ne proteste
- Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi
- Pensionet false, si funksiononte skema
- Semundjet profesionale, 4 mije raste ne vit
- "Fabrikat po na demtojne mjedisin"
- Studentet e rinj, nuk ndryshohet dega
|
|