PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Spahiu e Bahja, pergjegjes per pastrimin e Gerdecit


E Shtune, 10 Maj 2008

Dy persona e shkarkuar nga Presidenti Bamir Topi, Gjeneral Major Shpetim Spahiu dhe Gjeneral Brigade Zija Bahja, kane qene personat qe jane marre drejtperdrejt me pastrimin e zones se Gerdecit, ku ndodhi dhe shperthimi i fabrikes se cmontimit te predhave. Shpetim Spahiu ka qene komandanti i operacionit "Gerdec 2008", duke drejtuar trupat ushtarake per pastrimin e zones, per evakuimin e banoreve gjate shperthimit. Gjeneral Major Shpetim Spahiu, deri ne momentin e shkarkimit, ka qene me detyre komandant i Forces se Bashkuar te Ushtrise, ku dhe ka dhene ndihmen e tij per operacionet e ndryshme. Ka qene ky i fundit qe, me ane te konferencave per shtyp te dhena ne shtabin e Gerdecit, ka informuar ne lidhje me vazhdimin e operacionit. Mesohet se Spahiu kishte kohe qe ishte ne detyren e komandantit te Forcave te Bashkuara. Nderkaq qe Gjeneral Brigade Zija Bahja, deri me tani ka mbajtur detyren e komandantit te Komandes Mbeshtetese ne Gerdec, ne operacionin e dyte te nisur nga ushtria, per t'u ardhur ne ndihme banoreve per transporte te ndryshme, si dhe per rregullimin e akseve rrugore ne kete zone. Gjithashtu, ai ka marre pjese dhe ne pastrimin e imtesishem nga predhat qe po behet tani ne fshatin Gerdec. A. Cena

Prokuroria i ka marre disa here ne pyetje

Dy gjeneralet e shkarkuar nje dite me pare me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Shpetim Spahiu dhe Zija Brahja, jane marre disa here ne pyetje nga grupi hetimor i ngritur ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por, pervec tyre, gjate hetimeve ne prokurori jane marre ne pyetje dhe te tjere, shefa ne Shtab. Keshtu, nen hetim jane vene dhe dy persona, Dashnor Caushaj, ish-shefi i Logjistikes dhe nje tjeter zyrtar i larte. Nderkohe qe ne pyetje eshte marre dhe shefi i forcave ajrore.

Oketa paralajmeroi reforme ne Forcat e Armatosura

Pak dite me pare, ishte ministri Oketa qe paralajmeroi reforme ne kete institucion. Nderkohe qe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ai qe ka deklaruar disa here publikisht se shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe forcat e armatosura ishin ato qe kishin ne varesi fabrikat e demontimit te armeve, ndersa ministri i Mbrojtjes nuk vihej ne dijeni per detajet rreth tyre. Nderkaq dhe gjeneralet kane dhene shpjegimet e tyre.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika