Berisha: Ujesjelles e rruga Lezhe-Shengjin
E Shtune, 10 Maj 2008
Kryeministri Berisha zhvilloi diten e djeshme nje takim me banoret e qytetit te Lezhes ne kuader te turit " Shqiperia ne NATO". Ne fjalen e tij perpara demokrateve te Lezhes Berisha theksoi se qeveria eshte e vendosur per te luftuar korrupsionin edhe ryshfetin. Kreu i qeverise, kerkoi edhe mbeshtetjen e qytetareve ne luften kunder korrupsionit qe, sipas tij, me ndihmen e qytetareve kjo lufte do te behet me e fuqishme. Po keshtu Berisha peruroi dje edhe fillimin e punimeve te rruges Lezhe-Shengjin, nje investim i qeverise shqiptare. Rruga Lezhe-Shengjin, 7 km e gjate dhe me gjeresi 16 metra, do te kete edhe nje piste per bicikleta dhe nisur nga kjo kreu i qeverise e ftoi kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama, te vinte e te shikonte modelin e kesaj rruge per te zbatuar me pas ne kryeqytet. Me pas, Berisha mori pjese edhe ne perurimin e fillimit te punimeve te ujesjellesit te Shengjinit si dhe zhvilloi nje vizite dhe ne kompanine "Eurofish". F.M