Rama: Rinia, s'duhet te jete me e shperfillur
E Shtune, 10 Maj 2008
Kryetari i PS-se, Edi Rama vijoi dialogun me rinine ne njesine bashkiake nr 1 ne kryeqytet. Gjate ketij takimi, Rama ka premtuar ndertimin e nje programi politik, ku arsimi i duhur ne raport me nevojat e vendit do te jete pritoritar per PS-ne ne menyre qe te shkurtohen radhet kilometrike te papunesise se te diplomuarve apo dhe atyre qe duhet te marrin arsimin profesional te mesem. "Mjafton qe gjithsecili, disa minuta ne dite, t'ia kushtoje seriozisht politikes si mundesi per te shpetuar nga politika e politikaneve, nga tele-politika qe na kthen ne telespektatore. Si mundesi per te shpetuar nga ata te zgjedhur qe kujtohen per ne vetem ne periudhen e fushates elektorale dhe qe kane pafytyresine te rikthehen te ne sa here ka fushate elektorale, dhe te na tregojne se sa shume i kane mbajtur premtimet, qe realisht i kane shperfillur", u shpreh Rama gjate fjales se tij, duke kerkuar nje bashkim te ri ne emer te se ardhmes.