Presidenti, udhetimi me biciklete ne "Diten pa makina"
E Shtune, 10 Maj 2008
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, hoqi dore dje nga eskorta e tij qe e shoqeron zakonisht, per te bere nje xhiro me biciklete. Ne kuader te "Dites pa makina", kreu i shtetit iu bashkengjit udhetimit te paster te disa te rinjve me biciklete ne bulevard. "Duhet te kem vite pa ngare bicikleten. Kam qene nje perdorues i bicikletes qysh nga mosha 5-vjecare. Per fat te keq, vendin e bicikletes e zuri makina", u shpreh Presidenti pas udhetimit te shkurter me te rinjte e kryeqytetit.