"Korrupsioni, te merret pergjegjesia"
E Shtune, 10 Maj 2008
Rozeta Rapushi
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, tha dje se te gjitha institucionet duhet te mbajne pergjegjesine e tyre per korrupsionin ne vend dhe se ai duhet luftuar ne cdo qelize. Duke reaguar ndaj shifrave te renda te dhena nga ambasadori i SHBA ne vendin tone disa dite ne pare, Xhon Uithers, Topi kerkoi reforma qe lufta ndaj korrupsionit te jete me vepra. Kreu i shtetit vleresoi dhe nismen per heqjen e imunitetit te deputeteve si te mrekullueshme dhe te domosdoshme. Shifra qe u be publike disa dite me pare nga ambasadori amerikan, Uithers, se korrupsioni ne Shqiperi eshte rritur ne masen 13% ka vene ne levizje te gjithe politiken. Reagimi me i fundit erdhi dje nga Presidenti Bamir Topi, i cili sugjeroi reforma dhe zbatim te tyre per frenimin e ketij fenomeni. "Ajo qe duhet te bejne institucionet, te gjithe ne pa perjashtim, duhet qe ne menyre analitike, te vleresojme ne radhe te pare vetveten, pastaj te kalojne ne diskutime per te tjeret, sepse ceshtja e korrupsionit eshte si ceshtja e eneve komunikuese", tha Presidenti. Duke bere paralelizma, Topi nenvizoi se aty ku qarkullon uji, padyshim qe jane te infektuar me nje fenomen te tille. Sipas tij, te gjithe duhet te ndergjegjesohen qe korrupsioni te luftohet ne cdo qelize. "Te gjithe duhet te punojme qe korrupsioni te luftohet ne radhe te pare me zbatim te ligjit", vijoi Presidenti. "Eshte e pamundur qe gjerat te vleresohen ne kete menyre, ne menyre diferenciale. E rendesishme eshte qe te gjithe te vleresojme me nota realiste jo vetem nje sondazh, por sondazhet ne pergjithesi pasi ato jane perceptime qytetare dhe kurrsesi nuk duhet te biem ne ate pozicion qe te bejme vleresime diferenciale", tha Topi. Kreu i shtetit vuri ne dukje nevojen per kryer reforma ne ato institucione ku ka boshlleqe te medha dhe ligjet nuk jane te mjaftueshme. "Marredheniet me Kryeministrin jane shume institucionale. Pra, nje njeri qe okupon ne nje moment te caktuar nje institucion, duhet te jete shume i kujdesshem qe te zbatoje me shume rigorozitet te gjitha konturet qe i jep ligji pozicionit te tij", u pergjigj Topi. "Apeli qe kam bere me pare qendron gjithmone ne te gjitha proceset dhe ka qene nje apel ne parim, nje apel shume parimor. Gjerat e rendesise se vecante gjithmone duhet te konsultohen, duhet ekspertize dhe mos e lidhni vetem me momentin e ndryshimeve kushtetuese, por per gjithcka", justifikoi Topi, duke shtuar se produktet qe jane te maturuara jane produkte qe japin shansin qe te jene jetegjate, te krijojne stabilitet ne shoqeri dhe te mos kete kontestim. Megjithate ky qendrim nuk e pengoi ate te dekretoje shume shpejt keto ndryshime te kushtetutes. Madje, ashtu sic e pohoi dhe ai, me shpejt se cdo nisme tjeter, nga vete fakti se kishin nje konsensus prej 115 votash.