Petro Koci zyrtarizon fraksionin kunder kryetarit socialist Rama
E Shtune, 10 Maj 2008
Oli Xhilaga
Partia Socialiste peson tronditjen e radhes brenda radheve te saj. Pervec perplasjeve brenda llojit, si dhe percarjes ne kampin opozitar, tashme nje grupim i lancuar prej kohesh si kundershtare te kryetarit socialist, Edi Rama jo vetem qe zyrtarizojne fraksionin e tyre ne PS, por perdorin dhe logon e saj. Keshtu, ky fraksion eshte Levizja per Politike Institucionale, nje projekt e hedhur prej kohesh nga deputeti socialist, Petro Koci dhe qe mban logon e PS. Deputetet socialiste, Petro Koci, Durim Lamaj, Taulant Dedja, Luan Memushi, si edhe figura te njohura te Partise Socialiste, si Makbule Ceco, Gjergj Koja, kane zyrtarizuar dje Levizjen e re per Politike Institucionale brenda PS-se. Drejtuesi i kesaj levizjeje, Petro Koci, deklaroi se synimi i kesaj levizjeje eshte mbrojtja e Kushtetutes. "Ne socialistet e vertete nuk mund te heshtim. Ne sot do te fillojme takimet dhe veprimtarine e pare publike per te mbrojtur Republiken Parlamentare nga privatizimi i Sali Berishes. Bashkimi i nje pjese te opozites per te realizuar endrren e Kryeministrit Sali Berisha, per ta kthyer republiken tone ne republike kryeministrore eshte vertet nje veprim i shemtuar dhe qe perben nje nga komprometimet me te renda zyrtare te nje pjese te opozites", vuri ne dukje Koci gjate fjales se tij. Nderkohe qe te pranishem ne kete takim ishin dhe kreret e PAD-se, LSI-se, dhe PDS-se.
Kreu i LSI-se, Meta, ndalur ne rendesine e kesaj levizje vleresoi se "mendoj se kjo levizjeje e juaja, e nisur prej kohesh, ndoshta dhe jo e kuptuar drejt prej meje, prej zotit Ceka, prej zotit Milo, prej zoterinjve te tjere, eshte, do te thosha, ne kohen e duhur nje levizje per t'i shpetuar dinjitetin Partise Socialiste dhe historise se saj".
Kerkesa drejtuar Asamblese se PS
1. rishikim i statutit per te garantuar nje demokraci gjitheperfshirese, mendimin ndryshe, legjitimitet zgjedhor, eliminimin e centralizmit dhe kthimin e pushtetit vendimmarres ne strukturat e gjera te partise;
2. korrigjim organizativ ne te gjitha strukturat, ku vendimmarrja zgjedhore eshte deformuar per shkak te listave fiktive te anetaresise dhe proceseve te manipuluara te votimit e numerimit te votave, duke perfshire edhe kongresin e fundit zgjedhor;
3. rikthim te legjitimitetit per Forumin e Gruas Socialiste dhe ate Eurosocialist;
4. rindertim parimor dhe transparent te bashkepunimit me faktoret e tjere opozitare