"Pa imunitet perballe korrupsionit"
E Shtune, 10 Maj 2008
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se heqja e imunitetit te zyrtareve te larte do te forconte edhe me shume luften e qeverise kunder fenomenit te korrupsionit. Ne fjalen e mbajtur ne konferencen "Dy vjet nga nenshkrimi i MSA-se - Roli i Kuvendit te Republikes se Shqiperise", Berisha deklaroi se nuk mundet qe pushteti gjyqesor te perballet me me dhunen e imuniteteve te deputeteve dhe zyrtareve te tjere te larte. Ne konferencen e djeshme kreu i qeverise theksoi se qeveria e kishte reduktuar korrupsionin ne vend dhe e kishte nxjerre administraten nga konflikti i interesit. Ai theksoi se do te denohej edhe me fort ryshfeti ne vend, si nje forme e njohur e korrupsionit. Nga ana tjeter, Berisha deklaroi se reformat e qeverise kishin bere qe Shqiperia te ecte ne rrugen e integrimit si ne Bashkimin Evropian ashtu edhe ne NATO. Ai vleresoi edhe bashkepunimin me opoziten si domosdoshem per kryerjen e ketyre reformave. Berisha ne fjalen e tij foli edhe per liberalizimin e vizave, duke u shprehur se shpresonte qe ky proces te perfundonte sa me shpejt dhe qe vendet mike te Shqiperise ta conin perpara kete proces.
Kreu i qeverise perseriti ne konferencen e djeshme edhe qendrimin e mazhorances ne lidhje me imunitetin e zyrtareve te larte. Sipas Berishes, kishte ardhur koha kur imuniteti i zyrtareve te mos ekzistonte, duke e quajtur kete si kusht per luften kunder korrupsionit.
"Heqja e imunitetit te zyrtareve, nje Shqiperi pa imunitare, do te perbente nje kusht per nje lufte te suksesshme kunder korrupsionit. Ky eshte nje standard, ndaj te cilit duhet te perkulemi qe te gjithe", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara perfaqesuesve edhe te opozites, po keshtu edhe perfaqesuesve te KE-se ne vendin tone. Sipas Berishes, sistemi gjyqesor nuk mund te perballej me me dhunen e imunitetit gjate ushtrimit te detyres se saj. "Heqja dore nga imuniteti per ceshtje jo politike perben nje zhvillim shume te madh edhe per drejtesine shqiptare, e cila nuk do te perballet me dhunen e imunitetit ne ushtrimit e detyres dhe funksionit dhe do te behet me e pavarur ne funksionimin e saj", shtoi Berisha per imunitetin, duke theksuar se per kete nisme te rendesishme ishin te domosdoshme edhe votat e perfaqesuesve te opozites.
ryeministri Berisha gjate fjales se tij deklaroi se bashkepunimi me opoziten i kishte siguruar vendit nje rruge te sigurt per integrim. Keshtu, si nje nga reformat me kuptimplote te bashkepunimit me opoziten, Berisha permendi edhe reformen zgjedhore, si nje reforme teper e rendesishme kjo per integrim. Ai theksoi se mazhoranca ne bashkepunim me opoziten kishte krijuar nje sistem te ri zgjedhor anti-Dushk.
"Dy forcat kryesore politike dhe te tjere aleate te tyre, deshmuan nje vullnet te hekurt per te vendosur nje sistem zgjedhor anti-Dushk, nje sistem zgjedhor te lire dhe te ndershem", deklaroi Berisha. Sipas Berishes, mazhorancen dhe opoziten mund t'i ndajne me mijera ceshtje programore, por ne thelb keto forca i bashkonin reformat dhe nje Shqiperi e integruar. Sipas Berishes, kjo klime politike perben nje garanci te madhe, perben deshmine e konsolidimit te qendrimit demokratik ne shoqerine shqiptare.