PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topalli: Kufizim imunitetit te gjithe zyrtareve


E Shtune, 10 Maj 2008

Kufizim te imunitetit per te gjithe zyrtaret. Kete propozoi dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne konferencen e organizuar me rastin e dyvjetorit nga marrja e fteses per anetaresim ne Bashkimin Evropian. "Ne, deputetet, gjyqtaret dhe prokuroret nuk kemi pse te jemi te ndryshem nga qytetaret. Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te mos kete me imunitare", beri thirrje Topalli, duke kerkuar qe imuniteti t'u hiqet jo vetem deputeteve, por cdo zyrtari. Kryetarja u shpreh optimiste ne votimin me konsensus te kesaj nisme ne Kuvend, qe ajo nuk ngurroi ta cilesoje si reforme te rendesishme. Topalli theksoi nga ana tjeter, se ende shume pune per t'u bere ka mbetur dhe me Kodin Zgjedhor dhe vijimin e reformes ne drejtesi. "Keto jane axhenda e punes se Kuvendit dhe qe pret kontributin e cdo deputeti", beri thirrje Kryetarja. Topalli permendi faktin qe Marreveshja e Stabilizim-Asocimit mes BE e Shqiperise eshte ratifikuar nga 18 vende anetare dhe parlamentet e tjera jane drejt finalizimit te saj.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika