Basha: Mosndeshkimi politik te marre fund
E Shtune, 10 Maj 2008
F.Mejdini
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, deklaroi diten e djeshme se politika duhet te reflektoje thelle per sondazhin e kryer, sipas te cilit perceptimi per korrupsionin ne Shqiperi ishte i larte. Keshtu, gjate fjales se tij ne konferencen "Dy vjet nga nenshkrimi i MSA-se - Roli i Kuvendit te Republikes se Shqiperise", organizuar nga Kuvendi dhe Prezenca e OSBE-se ne Tirane, ministri Basha theksoi se keto sondazhe nuk jane per konsum publik, por duhet ta bejne politiken te reflektoje thelle per kete perceptim, ne lidhje me nje fenomen te rrezikshem sic eshte korrupsioni.
"Sondazhi nuk duhet te jete per konsum publik, ne te duhet te reflektohet thelle derisa t'i jepet fund mosndeshkimit politik te djeshem dhe te sotem", deklaroi ministri i Jashtem ne lidhje me sondazhin. Nga ana tjeter, Basha theksoi se ka ardhur koha qe politika t'i sherbeje frymes bipartizane qe eshte krijuar ne vend, fryme kjo qe do e coje Shqiperine drejt integrimit te metejshem. Ministri Basha u ndal ne faktin se pikerisht dje Bruksel u mbajt raundi i dyte dhe i fundit i negociatave ndermjet Shqiperise dhe NATO-s per anetaresimin me te drejta te plota ne familjen euroatlantike.
"Me mbylljen me sukses te ketyre bisedimeve, Shqiperia afrohet edhe me prane realizimit te endrres "Shqiperia si gjithe Evropa". Shqiperia ne NATO, eshte ne pajtim te plote dhe komplementare me procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian pasi si NATO ashtu edhe BE-ja ndajne ne thelb te njejtat vlera", deklaroi Basha. Duke vleresuar progresin e dukshem qe Shqiperia ka bere ne drejtim te reformave te saj integruese, ministri Basha theksoi se avancimi i Shqiperise ne BE dhe anetaresimi i ardhshem nuk lidhet thjesht me data dhe afate, te cilat sigurisht jane te rendesishme, por se pari me cilesine, thellesine dhe gjeresine e reformave te cilat jane prioritare per Shqiperine.
Sondazhi i IDRA-s
"92% e shqiptareve mendojne se korrupsioni ne vend eshte perhapur, duke filluar qe nga politikanet, mjeket, doganieret etj. Ky ishte rezultati i nje sondazhi te organizuar nga IDRA. Sipas rezultateve te tij, me pak te prekur nga korrupsioni jane mediat dhe institucioni i Presidentit. Prezent ne prezantimin e rezultateve te ketij sondazhi ishte edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John Uithers.