Prokuroria: Ja si zbuluam 18 "bemat" e Hakmarrjes
E Shtune, 10 Maj 2008
Ndersa avokatet e 10 te pandehurve te grupit "Hakmarrja per Drejtesi" pergatiten per mbrojtjen e klienteve te tyre, Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kerkuar trupit gjykues gjate pretences 3 vendime me burg perjete dhe 144 vite burg per 18 krime. Pothuajse te gjithe te dyshuarit kane nga 2 deri ne dhjete vepra penale, nga akti terrorist, te vrasjet, pengmarrjet, plagosjet, grabitjet dhe vjedhjet e bizneseve apo bankave. Prokuroria i ka akuzuar per kryerjen e nje sere veprash penale, te ekzekutuara ne periudhen kohore nga fillimi i vitit 1993 deri ne fundin e veres se vitit 1996, si dhe per disa episode falsifikimesh te dokumenteve te ndryshme, te kryera pas vitit 2002. Me poshte po japim pretencen e organit te akuzes ne pjesen hyrese qe shpjegon edhe menyren se si u zbulua grupi, deshmitaret dhe detajet.
Zbulimi i kesaj veprimtarie kriminale ka ndodhur ne menyre rastesore, gjate hetimeve te kryera per vjedhjen e "Epitafit te Gllavenices", ne Muzeun Historik Kombetar. Marrja ne pyetje e disa te dyshuarve, nder te cilet edhe shtetasi Enkeled Agaj, hodhi drite mbi rrethanat e krimeve, objekt i ketij gjykimi.
Elementi thelbesor qe u hapi rrugen hetimeve dhe qe mbeshtet objektivisht akuzat e shqyrtuara ne kete proces, eshte pohimi i ketij shtetasi, ne ate kohe ne cilesine e te bashkehetuarit dhe me pas ne te bashkepandehurit, per faktin se grupi kriminal i mirorganizuar ishte i pajisur me nje arsenal armesh, te cilat ishin depozituar ne nje banese te marre me qira prej tij. Veprimet vijuese hetimore u perqendruan ne verifikimin e te dhenave qe buronin nga shpjegimet e Enkeled Agajt, aktualisht i vdekur, i cili nen masa te rrepta sigurie dhe me veshje te kamufluar i orientoi hetuesit duke i shoqeruar ne nje apartament qe ndodhet ne Rr. "Luigj Gurakuqi", pallati 6, shk.1, ap.9, Tirane. Kontrolli i kryer ne kete apartament, ne pronesi te shtetases Zeliha Sina dhe qe administrohej nga motra e saj, deshmitarja Adelina Oshafi, realizoi gjetjen dhe me pas, sekuestrimin e nje numri te konsiderueshem armesh, municioni, dokumentesh dhe sendesh te tjera me interes per hetimet e filluara. Keto sende kane vlere te padyshimte provuese ne kete proces, ndaj e shohim me vend te theksojme se, nder te tjera, gjate ketij kontrolli u sekuestruan nje numer sendesh e dokumentesh-prova materiale.
Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne tetorin e vitit 1996, shpjegime pohuese dhane edhe i bashkehetuari dhe me pas, i bashkepandehuri Nikolin Novruzaj. Theniet e tij per disa arme, me te cilat ishin kryer krime dhe te cilat me pas ishin hedhur ne det, diktuan nevojen e verifikimit te ketij fakti. Me date 11.10.1996, ne nje vend te bregdetit te Rradhimes, te treguar nga i pandehuri Nikolin Novruzaj, me ndihmen e palombareve, u gjeten dhe u sekuestruan disa arme te tjera, fakt i dokumentuar me anen e procesverbaleve perkatese. Edhe keto sende, ne cilesine e proves materiale jane bashkuar me fashikullin e gjykimit te kesaj ceshtjeje.
Nje tentative e kryer ne procesin e meparshem per te sjelle deshmine e shtetasit Islam Kazazi, ish-shofer i Sherbimit Informativ Kombetar ne degen e Kavajes (atehere SHIK), u pergenjeshtrua nga ripyetja e tij si deshmitar ne kete proces. Ai deshmoi se asnjehere nuk eshte ngarkuar me ndonje detyre te tille, nuk kishte dijeni per vendndodhjen e baneses dhe se ne kohen kur ka dhene deshmine e pare kishte pasur presione nga persona qe nuk ishte ne gjendje t'i identifikonte. Nje tjeter perpjekje per te shtremberuar te verteten u be edhe ne kete gjykim, ku me kerkese te mbrojtjes ne daten 29.01.2007, u thirr dhe dha shpjegime para gjykates edhe deshmitari Shpetim Pali. Cuditerisht, ndonese ka kaluar nje kohe relativisht e gjate nga koha e ngjarjes qe ai tregonte, ky deshmitar pretendonte se kishte shkuar tek banesa ne fjale, me qellim per ta lyer, sepse kete gje ia kishte kerkuar shtetasi Myrteza Agaj. Fillimisht, ai kishte shkuar nje te "diel" per te pare banesen dhe per te bere pazarin, por, nga qe nuk kishte gjetur njeri, kishte shkuar te "marten". Kete dite, rreth ores 08:00 te mengjesit, ai pretendoi se kishte pare dy burra, nje i ri dhe nje i vjeter, qe hyne ne banese pa i folur. Deshmitari kishte pritur qe ta therrisnin dhe kur kishte pare qe nje gje e tille nuk po ndodhte, kishte shkuar dhe kishte trokitur ne dere dhe u kishte thene se ishte ai qe do te lyente, por prej tyre kishte marre pergjigje se do te lyenin me nje bojaxhi tjeter. Ndonese kane kaluar rreth njembedhjete vjet, ai referon qe kjo dite ka qene dite e marte. Fakti i kontestuar nga mbrojtja u rrezua gjate shqyrtimit gjyqesor nga deshmite e personave te pranishem gjate kryerjes se veprimeve (shih deshmite e shtetasve Ramiz Coba, Kreshnik Aliaj, Pellumb Bajrami, Astrit Veshaj etj.).
Nga ekspertimi grafik, del qe dy prej nenshkrimeve ne procesverbalin e keqyrjes se baneses se shtetases Zeliha Sina nuk jane nenshkrimet origjinale te personave konkrete. Por, procesverbali eshte nenshkruar nga tre o.p.gj, dy prokurore, nje ekspert kriminalist, nje person i pranishem (Zef Bushati) si dhe shtetasi Enkeled Agaj. Sikunder vihet re nga procesverbali, personat nenshkrimet e te cileve nuk jane origjinale, shtetasit Kreshnik Aliaj dhe Islam Haka mund te nenshkruanin si te pranishem dhe jo si persona qe kane perpiluar procesverbalin. Terheqim vemendjen per faktin se ne secilin prej procesverbaleve qe permend mbrojtja, shtetasi Enkeled Agaj ka shkruar vete emrin, mbiemrin dhe nenshkrimin perkates.
Ne procesverbalin e kontrollit te baneses se shtetases Zeliha Sina, te marre me qira nga shtetasi Enkeled Agaj, i dates 11.10.1996, me numer rendor "39" eshte pasqyruar nje leje arme gjahu ne emer dhe me fotografi te te pandehurit Orik Shyti. Ne keqyrjen e raftit te librave te gjetur ne po te njejten banese, i dates 11.10.1996, jane gjetur dhe sekuestruar disa blloqe dhe flete te shkeputura te plotesuara me shkrim dore, te cilat jane numertuar me numrat nga "1" ne "10". Akti i ekspertimit grafik te shkrimit nr.297, date 16.01.2008, konfirmoi se objektet me numrat "4", "5", "6", "8" dhe "10", jane shkruar nga e njejta dore dhe se ato duhet te jene shkruar nga personi qe kishte shkruar modelin e krahasimit date 02.10.2003, model qe i perket te pandehurit Altin Arapi.
Sikurse kemi sqaruar edhe me pare shkaku ligjor i arrestimit ne flagrance te shtetasit Enkeled Agaj, ka qene fakti qe ky shtetas eshte kapur me sende dhe prova materiale nga te cilat dukej se kishte kryer vepren penale. Kundershtimet e mbrojtjes ne lidhje me veprimet procedurale te kryera ne Vlore, nga ana e o.p.gj Astrit Veshaj, u sqaruan prej ketij te fundit ne deshmine e tij te dhene para gjykates ka deklaruar se ishte i pandehuri Nikolin qe u kishte shpjeguar faktin se ai kishte hedhur ne det, tek nje kep i vogel, disa arme. Per kete arsye, deshmitari si dhe forca te policise kane shkuar se bashku me te pandehurin Nikolin Novruzaj ne fshatin Radhime ne breg te detit, ku i pandehuri u ka treguar saktesisht vendin se ku ka hedhur armet. Me pas, me palombare eshte kontrolluar fundi i detit ne nje thellesi jo te madhe dhe jane gjetur pjeset e armeve. Provat materiale te gjetura ne banesen e shtetases Zeliha Sina, dokumentohet se i jane nenshtruar ekspertimeve te ndryshme. Ka rezultuar se armet e sekuestruara kane qene te rregullta teknikisht dhe ne gjendje per te kryer qitje, municionet luftarake dhe lendet plasese plotesonin kushtet e kerkuara teknike luftarake.
Keto konfirmohen nga, akti i ekspertimit tekniko-balistik automatiku nr.1218, date 22.10.1996, akti i ekspertimit teknik thike nr.1215, date 19.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik automatiku nr.1220, date 22.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik automatiku nr.1221, date 22.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik automatiku nr.1222, date 22.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik pistolete nr.1236, date 24.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik pistolete nr.1240, date 24.10.1996, akti i ekspertimi tekniko-balistik revolveri nr.1242, date 24.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik pistolete nr.1243, date 24.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik revolveri nr.1244, date 24.10.1996, akti i ekspertimit tekniko-balistik automatiku nr.1256, date 28.10.1996, akti i ekspertimit teknik ndezes unifikues nr.1297, date 05.11.1996, akti i ekspertimit teknik granatash nr.1298, date 05.11.1996, akti i ekspertimit teknik granatash nr.1299, date 05.11.1996, akti i ekspertimi teknik provash materiale nr.1300, date 05.11.1996, akti i ekspertimit teknik provash materiale nr.1372, date 22.11.1996, akti i ekspertimit granatehedhesi, date 15.10.1996, akt ekspertimi teknik armatimi nr.34, date 13.10.1996, akt i ekspertimit teknik i nje lende ne formen e kallepeve 200 gramesh nr.1281, date 01.11.1996, akti i ekspertimi teknik i dy masave lende plasese nr.1283, date 01.11.1966, akti i ekspertimit teknik kapsollash nr.1285, date 01.11.1996, akti i ekspertimit teknik te nje sasie fitili zjarrpercjelles, date 01.11.1996, etj.
Lidhur me sa parashtruam, aktet e kontrolleve dhe te keqyrjes se vendeve ku jane sekuestruar prova materiale dhe arme me anen e te cilave jane kryer pjesa me e madhe e krimeve objekt akuze, Prokuroria i konsideron te vlefshme dhe me vlere te padyshimte provuese. Bazuar ne nenin 377 te K.Pr.Penale, organi procedues i terheq akuzat per nenin 334 te Kodit Penal, duke kerkuar qe te pandehurit te pergjigjen per krimet e vecanta te kryera prej tyre, ne lidhje me nenin 28 te ketij Kodi. Ne vijim po procedojme me parashtrimin e fakteve dhe provave qe mbeshtetin akuzat e vecanta.
Sqarim i gazetes
Dosja "Hakmarrja", publikohet e plote
Gazeta "Koha Jone" ka mundur te siguroje pretencen e plote te dosjes se quajtur "Hakmarrja per Drejtesi", ku pershkruhen ngjarjet ne 18 episode, akuzat dhe detaje te hollesishme qe kane vene ne banken e te akuzuarve 10 persona. Ne numrin e sotem publikohet fakti se si u zbulua ky grup dhe gjetja e arsenalit te armeve ne banesen e Zeliha Sines, ne tetor te vitit 1996. Ne numrat e ardhshem gazeta do te publikoje episodet e plota sipas organit te akuzes dhe hetimeve te kryera. Aktualisht qe prej vitit 1996 dhe deri ne ditet e sotme jane zhvilluar mbi rreth 300 seanca gjyqesore dhe dosja eshte kthyer disa here per gjykim. Hera e fundit ishte ne vitin 2003, kur te dyshuarit moren pafajesi, por prokuroria rinisi investigimin duke perfshire 18 nga 24 krime qe ishin fillimisht dhe me 10 te pandehur. Pas pretences pritet te jepet konkluzioni i pales mbrojtese dhe me pas vendimi i Gjykates se Krimeve te Renda.