PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi

Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi

Edison Kurani
E Shtune, 10 Maj 2008

Tregu shqiptar eshte furnizuar me vaj ukrainas, i cili permban dioksine, lende e rrezikshme per shendetin e konsumatoreve. Konfirmimi eshte zyrtar dhe u publikua dje pasdite nga Ministria greke e Zhvillimit. Ajo konfirmoi se ka verifikuar se me date 8 maj (dy dite me pare), ne Shqiperi kane mberritur dy ngarkesa me nje total prej 42 tone vaj te importuar nga Ukraina. Lajmi vjen nje dite pasi mediat greke u cituan ne aludimin se vaji i mberritur gjate prillit nga Ukraina, ishte shperndare pas rafinimit dhe ambalazhimit edhe ne pese vende evropiane, mes te cilave Shqiperia. Ketu, Ministria jone e Bujqesise dhe Ushqimit, si dhe drejtoria ne varesi te saj e Korces, deklaruan dje se jane duke kryer kontrolle ne pika magazinimi dhe shitjeje, per te gjetur e bllokuar sasi nga vaji i importuar ne rruge tokesore, ndoshta permes doganes se Kapshtices.

Ministria e Zhvillimit te Greqise, deklaroi dje se, bazuar mbi denoncimin e ardhur, kreu kerkime ne te gjithe territorin e vendit, per te gjetur e konfiskuar sasi vaji te importuara nga Ukraina. "Ne kryem kerkime per te gjetur vaj luledielli me perzierje vajrash lubrifikante e per rrjedhoje perberje dioksine, e rrezikshme per jeten e njeriut", deklaroi ministria. Nga kontrolli, rezultoi fakti se rreth 10 kompani, prodhimi, eksport-importi apo dhe te tjera ambalazhimi e distribuimi, kane perftuar sasi vaji te ardhur me anije me 23 prill nga Ukraina. Per kete shkak, u konfiskuan afro 200 tone vaj ne gjendje te parafinuar dhe te ambalazhuar pas rafinimi, te gatshem per perdorim nga konsumatoret.

"Drejtoria e Kontrollit te Ushqimeve ka konstatuar se kompanite "Elempho S.A" dhe "Manos A.E", kane importuar ne Shqiperi, nje sasi prej afro 42 tone vaj ukrainas", deklaroi dje ne nje komunikate te posacme per mediat e Athines, Ministria greke e Zhvillimit. "Manos A.E ka derguar ne Shqiperi, nje ngarkese prej 25390 kilograme nga ky vaj, kurse "Elempho S.A", 17 370 kg", detajoi ministri i Zhvillimit, Jorgos Vlahos, duke folur per Radio Antenna. Ai ka pranuar se sasi te tjera vaji mund te jene futur ne Shqiperi ne periudhen e fundit, duke pohuar se kerkimet po vazhdojne.

Sakaq, nje tjeter problem qe ka ngritur dje Ministria greke e Zhvillimit, ishte ai i produkteve qe kane si baze vajin. Televizioni kombetar grek, Antenna, citoi faktin se majoneze, salca te ndryshme, margarine, gjalpe te perzier, konserva peshku dhe ushqimesh te tjera te gatshme dhe gjysme te gatshme, jane dyndur ne njesite tregtare, ndrysa dyshohet se jane pergatitur me vajin ukrainas, qe u gjend me perberje dioksine. Per kete, Drejtoria greke e Kontrollit te Ushqimeve, deklaroi se ka nisur kontrollin ne te gjitha njesite tregtare te Greqise, per te bllokuar sasi nga keto produkte. Qellimi eshte qe te analizohen mostra nga keto produkte te konsumit te perditshem, me qellim sqarimin nese jane pergatitur me vajin e gjetur me dioksine. Kurse nje numer markash vaji, jane hequr duke nisur nga dje, nga raftet e njesive tregtare ne lokalitete te ndryshme te Greqise, deri ne sqarimin e plote te situates. Autoritetet thone se, nese provohet qe markave, te cilave u eshte konfiskuar vaji, nuk u jane gjendur perberje dioksine, do te rikthehen ne treg dhe publikut do t'i behet e ditur zyrtarisht. Nderkaq, mediat evidentuan dhe faktin se disa nga kompanite qe kane importuar vaj ukrainas, e kane terhequr vete nga tregu, sasine e hedhur per shitje.

Hetimet greke dhe ne Shqiperi

Ndersa qeveria po kryen njerin "mision", Prokuroria e Shtetit deklaroi dje se vendosi hapjen zyrtare te hetimeve ne rang kombetar dhe nderkombetar. Sipas deklarimeve te saj, cituar mbreme ne mediat e Athines, hetimi do te shtrihet jo vetem ne Greqi, por dhe ne Shqiperi, France dhe shtetet e tjera, ku eshte importuar vaji ukrainas me dioksine. "Hetimi vjen per shkak te rrezikut publik qe shfaq vaji ukrainas i zbuluar se kishte dioksine", deklaroi prokurori Panajotis Pulios. Ai aludoi per afro 3400 tone vaj te mberritur nga Ukraina gjate muajit prill, permes dy ngarkesave te parafinuara, ne ambalazh fucish. "Njeren prej tyre me 1184 tone arritem ta bllokojme ne kohe, kurse tjetra me 2200 tone, arriti te depertonte ne tregje", pohoi prokurori.

Cfare rreziku ka vaji ukrainas

Vaji i importuar nga Ukraina, ne sasite e zbuluara nga autoritetet franceze dhe me tej ato greke, ka perberje dioksine. Ne fakt, sipas zbulimit, ngarkesat kane pasur vaj lubrifikant, i cili perdoret ekskluzivisht per automjetet. Ky vaj ka perberje toksike e per rrjedhoje, veti kanceroze, te cilat mund te shkaktojne te njeriu, helmim pse tumore vdekjeprurese.

Si funksionon importi i vajit

Kompanite qe tregtojne vaj luledielli ne Shqiperi dhe vende te tjera, ne me te shumten nuk e prodhojne vete ate. Ata e importojne bruto (te parafinuar), nga vende ku ka prodhim te madh. Vaji vjen me fuci dhe me tej shperndahet ne kompanite e interesuara. Keto, kane rafineri ku nxjerrin vaj te gatshem per perdorim ushqimor dhe pas ambalazhimit, e hedhin ne treg duke ekspozuar marken e tyre.

Zbulimi erdhi nga Franca

Zbulimi i lendes se rrezikshme brenda vajit te importuar, eshte bere nga pala franceze e cila ia komunikoi autoriteteve te Athines. Pese shtete evropiane, perfshire Shqiperine, kane konsumuar nga ky vaj. Prodhimi i importuar nga Ukraina, hyri me 23 prill te ketij viti ne vigjilje te Pashkes ortodokse dhe autoritetet aludojne se per shkak te diteve festive, vigjilenca ne dogana ka qene ne nivel te atille qe ka sjelle depertimin jashte kontrollit, te vajit te rrezikshem.


Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika