PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bardheblute kane qepur gojen


E Premte, 09 Maj 2008

Deshtimi ne te dy frontet e sezonit ka bere qe te Tirana te bjere "zia e fjales". Ne stervitjen e djeshme te bardhebluve ishte e pamundur t'u shkepusje ndonje prononcim lojtareve. As tre "plangprishesit", por as lojtaret qe nuk u akuzuan per makinacione ne kurriz te fanelles, nuk kishte minimumin e deshires per te thene qofte nje fjale. Stervitja e djeshme ka qene e heshtur dhe lojtaret e demoralizuar leviznin pa shume qejf ne fushe. Te vetmet fjale te thena nga nje lojtar bardheblu, jane ato te Klodian Duros, qe i gjendur ne sulmin e tifozeve dhe medias, te merkuren ne mbremje kundersulmoi duke akuzuar: "Me vjen keq qe jam pjese e ketij futbolli. Drejtuesit e skuadrave shqiptare duhet patjeter te kuptojne qe nuk eshte ky futbolli i duhur. Dikush duhet te nderhyje per te saktesuar gjerat. Duhet patjeter qe te nderhyje edhe shteti, sepse ne Shqiperi askush nuk kupton kush eshte presidenti, kush eshte trajneri e kush jane lojtaret".










Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika