PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Uliks Kotrri: I lumtur per Shkodren


E Premte, 09 Maj 2008

Shkodra e ka festuar triumfin e Vllaznise ne Kupen e Shqiperise deri ne te gdhire te se enjtes. Ia vlente sepse i gjithe qyteti e ndjente mungesen e ketij trofeu, te fituar per here te fundit ne vitin 1987. Mesfushori i Vllaznise dhe nje prej pikave te forta te skemave te malazezit Dervish Haxhiosmanovic, nuk e ka fshehur lumturine per kete triumf te madh. "Jam i lumtur per Shkodren. Tifozet tane kane festuar gjithe naten dhe ata e meritonin kete gezim. Jam shume i lumtur per suksesin qe arritem dhe uroj te mos e leme me kaq", tregon Kotrri per emocionet qe ndjeu kur pa kapitenin Armir Grima te ngrinte lart Kupen e Shqiperise. Me pas, Uliks Kotrri ben nje analize te shkurter te triumfit kuqeblu. "Mbrojtja jone ishte me e mire sesa ajo e Tiranes. Por, ishte goli i pare, ai qe na beri vertet me krahe. Na dha kuraje dhe skuadra fitoi besim ne vetvete. Me pas, sic e dini, ishte Vllaznia ajo qe fitoi", perfundon buzagaz mesfushori Kotrri.






Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika