Gjini: Trajneri Mema nuk diskutohet, tani per tani
E Premte, 09 Maj 2008
Sekretari bardheblu nuk anashkalon as stafin teknik. Ai thekson se trajneri Sulejman Mema do te vazhdoje te mbaje detyren e trajnerit te Tiranes te pakten deri ne perfundim te sezonit aktual. Kur kane mbetur dhe tre ndeshje nga perfundimi me skuadren e dale jashte objektivave sezonale, kreret bardheblu nuk kane ndermend te bejne aventura te kota. "Trajneri Sulejman Mema eshte trajner i Tiranes deri ne perfundim te kontrates se tij, pra, ne perfundim te sezonit aktual. Kur duhen dhe tre ndeshje deri ne perfundim te kampionatit, nuk ka asnje arsye per te nderruar trajner". Me pas, shefi Gjini thekson se me Memen do te bisedohet ne fund te kampionatit dhe do te merret nje vendim perfundimtar. "Mema eshte trajneri aktual, ndaj ai eshte zgjedhja e pare. Por do te shohim. Ne fund te sezonit do te dalim me nje vendim perfundimtar. Ne do te ndeshkohet stafi teknik njesoj si lojtaret? Jo, sepse kane qene lojtaret, ata qe kane neglizhuar dhe jo trajneri e te tjeret", perfundoi shefi bardheblu, Edi Gjini.