Rumania, qender e komunikacionit
E Premte, 09 Maj 2008
Kompania ajrore rumune, "Tarom" ka mundesi te bleje avione te rinj, deklaroi dje kryeministri rumun, Calin Popescu-Tariceanu. Pohimi u be gjate nje vizite ne Botosani, ne verilindje te Rumanise. Kryeministri shtoi se kishte biseduar lidhur me kete ceshtje me ministrin e Transportit, Ludovic Orban. Ndersa po bente nje vizite pune ne "SC Electro Alfa", per te zhvilluar bisedime lidhur me zhvillimin e infrastruktures se transportit, kryeministri tha se nje prej ambicieve kryesore te tij ishte ta kthente Rumanine ne 'nje qender rajonale te komunikacioneve', qe vendi te siguronte transport ajror ne Lindje dhe Perendim. ''Do te doja qe kompania 'Tarom' te perfitonte nga dinamika aktuale e transportit ajror", deklaroi Tariceanu. Tariceanu shtoi se ekonomia rumune po konsiderohet pike terheqese nga investitoret, si dhe shpjegoi se eshte shume i interesuar qe bizneset e kompanive lokale te shtriheshin pertej kufijve te Rumanise.