PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bush, mes Iranit dhe ...te bijes


E Premte, 09 Maj 2008

Presidenti amerikan, George W. Bush, eshte perpjekur ta binde Korene e Veriut te heqe dore nga armet berthamore dhe te minimizoje dhunen ne Irak dhe Afganistan, por kohet e fundit mendja e Presidentit duket se eshte vetem te martesa e se bijes. Bush e ka permendur martesen e nje prej vajzave te tij binjake, Jenna, ne te gjitha daljet ne publik gjate dy muajve te fundit, madje duke marre keshilla nga nje i sapomartuar. "Me eshte dashur te perballem me vendime te rendesishme shpenzimesh dhe te jem nje diplomat shume i matur", u shpreh Bush me shaka para Dhomes se Amerikano-latine te Tregtise ne mars. "E gjitha kjo quhet planifikim i nje martese", shtoi ai. Per t'iu shmangur efektit dhe shkelqimit mediatik te nje martese ne Shtepine e Bardhe, Jenna Bush do te martohet me Henry Hager, djali i nje politikani nga Virxhinia, ne nje ceremoni te thjeshte. Ndaj neser ne fermen presidenciale ne Teksas, do te ftohen vetem familja dhe miqte.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika