Raportimi, viti 2007 u mbyll me 93 gazetare te vrare
E Premte, 09 Maj 2008
Ne vitin 2007, ne bote, jane vrare 93 gazetare, nderkohe qe pothuaj gjysma e tyre jane vrare ne Irak. Kete e njoftoi Instituti Nderkombetar i Shtypit (IPI), ne raportin e tij vjetor te publikuar dje ne Vjene. Numri i te vdekurve eshte i dyti per nga permasat gjate ketij dhjetevjecari, pas vitit 2006, kur kane vdekur 100 gazetare, sipas shifrave te IPI-t. Dyzetedy gazetare kane vdekur ne Irak ne vitin 2007, ndersa Azia eshte rajoni i dyte me i rrezikshem, me 19 te vdekur, shumica ne Pakistan, Filipine, Sri-Lanka dhe Afganistan. Drejtori i IPI-t, David Dadge, tha nder te tjera, se vrasja nga nacionalistet turq e gazetarit Hrant Dink, ne Stamboll, ne janar te vitit 2007 "e ka forcuar... guximin e gazetareve per t'u ngritur kunder censures kudo qofte". Kufizimet e lirise se shtypit jane ende te dukshme ne Afrike dhe Lindjen e Mesme, thane vezhguesit, duke theksuar posacerisht Iranin dhe Zimbabven, ku eshte shume e veshtire te marresh nje licence ose te gjesh nje pune te perhershme si gazetar. IPI permend se Kina vazhdon te burgose gazetare, duke theksuar se me shume se 30 reportere dhe 50 perdorues interneti jane per momentin ne paraburgim. Ndersa ne Rusi, "gazetaret vazhdojne te sulmohen dhe vriten, pa kurrfare pergjegjesie".