Kledi: "Burokracia me mban larg skenes shqiptare"
E Premte, 09 Maj 2008
Anisa Ymeri
Ndodh ta shohesh ne rruget e Tiranes keto dite Kledi Kadiun, balerinin shqiptar qe "toke te fames" ka Italine. Ndersa mesditen e djeshme eshte kthyer ne sallat ku mesoi hapat e pare te baletit, ne shkollen e tij te hershme, por kete here per t'i dhene pakez nga pervoja e tij balerineve te ardhshem te skenes sone. Takoi jo pak miq te vjeter, u fiksua nga jo pak kamera e aparate fotografike. E gjithe kjo krejt rastesisht, pasi, sikunder rrefehet Kledi: "Erdha te takoj familjen time, dhe gjate takimit me Belen (drejtore e shkolles) rame dakord per nje ore mesimi te improvizuar". Per te mberritur tek ora e vertete e mesimit duhet pak mund, pasi here i pengon muzika, e here tjeter jane dritat ato qe fiken. E sheh te levize serbes dhe te pershkoje ne cdo cep sallen e baletit dhe te jete fare prane atyre nxenesve qe prej shikimit dukej se e kishin idhull. Disa e tregonin edhe me fjale madje.
Balerini shqiptar, prej vitesh nuk eshte ngjitur ne asnje prej skenave shqiptare dhe jo pse i ka munguar deshira per kete. Nuk ngurron te flase hapur per te thene se "kam kerkesa dhe shume deshire per te bere ketu dicka, por jam ndeshur me burokracira, qe jo vetem ne Tirane eshte, por gjithandej". Rikthimin e mendon perhere, por, sipas te gjitha gjasave, ai eshte ne planet e nje te ardhmeje te larget dhe nuk heziton ta theksoje se, "eshte burokracia ajo qe pengon nje akord".
Jeta profesionale i shkon per mrekulli, dhe kete e deshmojne sukseset e tij te njepasnjeshme. Por nje rikthim teper te rendesishem ka qene ai ne lemin e baletit klasik me "Romeo & Zhuljeta", premiera e se cilit ka qene fundvitin e shkuar ne Teatrin e Romes. "Eshte nje rol qe e kam zgjedhur, se me pelqente. Ishte hera e pare qe kthehesha ne teater me klasiken, pasi eksperienca e vetme ne skene me baletin klasik ka qene ne Teatrin e Operes dhe Baletit", rrefen Kledi. Dhe ne e kemi ndjekur, pasi rruga e tij ka qene televizioni dhe spektaklet e medha qe, me gjithe veshtiresite e fillimit, i dhane famen. Kohe me pare u fol per nje akademi danci qe Kadiu hapi ne Itali. Ajo vijon t'i mbijetoj konkurrences, dhe Kledi tregon se, "Akademia shkon shume mire". Ndersa s'ka se si te mos kete nje raport teper te ngushte me shqiptaret e tjere qe jetojne atje, jo vetem per faktin se jane te te njejtit profesion, por jane edhe miq shume te mire. "Gjithmone bashke jemi me shqiptaret, me Ilirin, Ambeten, Onin, Leonin. Jemi mes shqiptaresh dhe jemi shume krenare".
Kledi single
Rezervohet te komentoje gjate jeten e tij private dhe te qendroje gjate per te folur per te. Ndersa rrefen se, "jam shume i zene me punen qe bej, po kam edhe une eksperiencat e mia. Megjithate, nuk kam lidhje apo raport te qendrueshem me dike momentalisht". Pra balerini Kadiu eshte single. Eshte nje preja tyre balerineve qe kane jo pak fansa, jo vetem ne Shqiperi, por sidomos ne Itali, per shkak te prezences se tij ne spektaklet me te ndjekura italiane.
Turne veror me "Romeo & Zhuljeta"
Shfaqja "Romeo & Zhuljeta" ka qene teper e suksesshme. Pas premieres ne Teatrin e Romes, shfaqja pati nje turne te shkurter. Por stina e nxehte eshte para dhe nje turne veror eshte planifikuar per kete shfaqje te baletit klasik, ne te gjithe Italine. Kjo e ka kenaqur jo pak balerinin shqiptar, i cili prej vitesh e kishte arritur famen, por ne skenat e spektakleve televizive apo nepermjet filmave te tij, qe kane qene jo pak te suksesshem ne ekranin e madh italian. Ndersa ne Shqiperi i kane pritur me kersheri shume te madhe.