Formimi i parlamentit serb sfidon sovranitetin
E Premte, 09 Maj 2008
Pas zgjedhjeve lokale serbe, qe parashihet te mbahen me 11 maj ne Kosove, tani paralajmerohet edhe formimi i parlamentit serb. Ne Prishtine, keto paralajmerime shihen si kercenim serioz mbi teresine territoriale te Kosoves. Ndertimi i institucioneve paralele dhe bashkimi i tyre ne nje organ te vetem eshte kercenim shume serioz per teresine territoriale te Kosoves, thone deputete dhe analiste kosovare, ne lidhje me paralajmerimet e perfaqesuesve te komunitetit serb per formimin e parlamentit serb ne Kosove.
Shefi i Grupit parlamentar te LDK-se, Lutfi Haziri, thote se organizimi i jetes jashte institucionale ishte paraqitur nga serbet edhe gjate fazes se negociatave per statusin ne Vjene dhe tani po behen perpjekje qe keto synime te realizohen. "Ajo strategji e humbur ne negociatat nderkombetare per statusin e Kosoves, tash ne nje Kosove te pavarur nderkombetarisht, po pretendohet te imponohet njeanshem ne emer te shpalljes se njeanshme te deklarates se pavaresise, e cila nuk qendron, sepse Kosova ka shpallur deklaraten ne menyre te koordinuar, apo eshte deklarate e koordinuar per pavaresine e Kosoves me partneret nderkombetare", thote Haziri.
Nderkohe, shefi i Grupit parlamentar te AAK-se, Ardian Gjini, thote se institucionet e Kosoves dhe prania nderkombetare mund t'i bejne te pavlefshme veprimet e tilla te Beogradit dhe te strukturave paralele ne Kosove. Serbeve te Kosoves, ai u sugjeron qe te mesojne nga e kaluara qe eshte pershkuar edhe me formimin e institucioneve te tilla neper vise te ndryshme te ish-Jugosllavise. "Mendoj se te gjithe ne rajon eshte dashur te mesojne nga e kaluara, eshte dashur te mesojne se ku cojne veprimet e tilla. Ne kemi pasur parlamente te tilla ne Sllavonine lindore, ne pjese te tjera te Jugosllavise dhe e dime se si kane perfunduar. Mendoj se ne rajon, ne Serbi, por edhe ne Kosove ka nevoje qe disa njerez te shkycen nga format e tejkaluara te veprimit", thekson Gjini.
Ne anen tjeter, analisti Driton Lajci konsideron se formimi i parlamentit serb do te ishte sfida me e madhe dhe me e demshme qe mund t'i behet sovranitetit dhe shtetit te Kosoves, si dhe bashkesise nderkombetare qe ka ndihmuar dhe perkrahur lindjen e shtetit te Kosoves. "Eshte nje bande e kurdisur, e cila mund te iniciohet sa here qe do Beogradi zyrtar ta destabilizoje Kosoven dhe te krijoje nje situate te pasigurt, te paparashikueshme per te gjithe qytetaret e Kosoves, duke i shkaktuar dem edhe nje pjese te qytetareve serbe", thote Lajci. Ai konsideron se Beogradi po e shfrytezon dhe gjendjen aktuale te tranzicionit, kur ne Kosove nuk ka nje prerje kompetencash mes UNMIK-ut, EULEX-it dhe Qeverise se Kosoves. "Qeveria e Serbise eshte duke e shfrytezuar per mrekulli nga kendi vet, apo, thene ndryshe, eshte duke shfrytezuar hendekun, boshllekun e kompetencave, te cilat jane ne njefare mesi, as nuk jane ne teresi te UNMIK-ut, e as akoma nuk i kane marre Qeveria e Kosoves dhe EULEX-i. Kete hendek eshte duke e shfrytezuar, eshte duke e manipuluar Beogradi zyrtar, per te shtrire edhe me shume prezencen e vet institucionale ne territorin e Kosoves", shprehet Lajci.
Paralajmerimet serbe per formimin e institucioneve paralele, sipas deputetit Lutfi Haziri, duhet te hasin edhe ne parandalimin e tyre nga ana e institucioneve te Kosoves dhe pranise aktuale nderkombetare. "Ne jemi zot shtepie, se paku keshtu eshte thene vazhdimisht dhe duhet te sillemi si te tille. Ne duhet te udheheqim, duhet te jemi lidere te ketyre politikave. Duhet te kemi strategji te qarte, duhet te kemi qendrim te qarte politik dhe duhet definitivisht ta kthjellojme deri ne fund rolin tone. Mos te vazhdojme t'i prijme vendimet e te tjereve se shpeshhere po behet vone", thote Haziri.
Zgjedhjet serbe te 11 majit, sidomos ato ne nivelin lokal, jane paralajmeruar se do te shpallen te pavlefshme nga ana e shefit te UNMIK-ut. Sidoqofte, serbet nuk kane hequr dore nga organizimi i tyre, te dielen e ardhshme.
Radio Evropa e Lire