PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Thaci: Minoriteti i ka institucionet perfaqesuese


E Premte, 09 Maj 2008

Kosova ka institucionet e veta legjitime shteterore, ku jane te perfaqesuar serbet si dhe komunitetet e tjera. Kete fakt e kujtoi dje, Kryeministri Hashim Thaci. Ai komentoi paralajmerimin e disa politikaneve serbe ne veri te Mitrovices per formimin e Kuvendit serb te Kosoves pas zgjedhjeve te 11 majit, te organizuara nga Serbia. "Kosova ka institucionet e veta legjitime shteterore, ku eshte i perfaqesuar komuniteti serb", theksoi Thaci, duke iu pergjigjur interesimit te mediave pas mbledhjes se Qeverise, qe dje, u mbajt ne qytezen e Istogut, ne veriperendim te Kosoves. "Ne kishim ketu mbledhje te Qeverise se Republikes se Kosoves, mbledhje me perberje te plote te gjithe ministrave, qe perfaqesojne edhe komunitetin serb dhe komunitetet e tjera", shtoi kryeministri. Ai i ftoi te gjithe qytetaret serbe kosovare te respektojne institucionet legjitime te vendit, duke ritheksuar se zgjedhjet e Serbise ne Kosove jane "te papranueshme si per Kosoven, ashtu edhe per faktorin nderkombetar".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika