Berlini: Lokalet serbe, shkelje rezolute
E Premte, 09 Maj 2008
Qeveria gjermane vlereson se zhvillimi i zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove eshte proces i paligjshem dhe paralelizem institucionesh ne kete shtet. Per me teper, nje proces i tille, do te ishte shkelje e Rezolutes 1244. "Serbet i kane bojkotuar zgjedhjet e fundit komunale ne Kosove, keshtu qe nuk mund t'i zgjedhin tani perfaqesuesit e tyre, ne te njejtin moment si ne Serbi. Kjo eshte nje shkelje e hapur e 1244-es", i raporti dje komisionit te jashtem te Bundestagut per bazen juridike te zgjedhjeve serbe ne Kosove, deputetja socialdemokrate, Uta Zapf. Ajo konfirmoi edhe qendrimin e qeverise gjermane se "serbet kane te drejte te votojne ne zgjedhjet parlamentare, sepse ata kane nenshtetesine serbe, por jo ne zgjedhjet komunale". Por Zapf kumtoi edhe faktin se "vendimi i evropianeve eshte qe te mos i pengojne keto zgjedhje, per te mos provokuar konfrontime te dhunshme". "Sigurisht qe kjo behet, sepse nuk ka zgjidhje tjeter, theksoi Zapf, duke shtuar: "Por perfaqesuesit qe do te dalin nga keto zgjedhje nuk do te njihen".