PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Vetevendosja": Jo zgjedhjeve serbe


E Premte, 09 Maj 2008

Levizja "Vetevendosje" kerkoi dje te mos lejohen zgjedhjet e 11 majit te Serbise edhe ne Kosove dhe paralajmeroi nje proteste kunder tyre, sot ne Prishtine. "Nese ne Kosove nuk do te kishte demonstrate kunder zgjedhjeve te Serbise para 11 majit, atehere bota do ta kuptonte si pajtim ose dobesi te shqiptareve dhe me shume lehtesi do te hapej shtegu i kantonizimit te Kosoves (ngjashem si ne Bosnje). Te mos harrojme se Bosnja u kantonizua tri vjet pasi u shpall e u njoh si shtet i pavarur", tha lideri i "Vetevendosjes", Albin Kurti, ne nje konference shtypi. Ai verejti se deri me 17 shkurt, kur u shpall pavaresia, problemi kryesor ka qene "Kosova brenda Serbise", ndersa pas 17 shkurtit problem kryesor eshte "shteti i Serbise brenda Kosoves". "UNMIK-u dhe institucionet e Kosoves kane mundesi teknike te mjaftueshme dhe kompetenca sa te duash per ta pamundesuar mbajtjen e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, por ata nuk kane gjene kryesore per ta bere kete: vullnetin politik", tha Kurti. Ai kerkoi qe SHPK te arrestoje cdo person qe vjen nga Serbia me qellim te organizimit te zgjedhjeve serbe ne Kosove. Ndersa kerkoi dhe qe cdo material logjistik, politik, propagandistik zgjedhor ne funksion te mbajtjes se zgjedhjeve serbe, te konfiskohet.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika