 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Formulari A2, shtohet numri i degeve
E Premte, 09 Maj 2008
Formulari A2 nuk do te kete asnje ndryshim tjeter pervec shtimit te numrit te degeve. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, pritet qe numri i degeve te shtohet. Nga 196 qe eshte aktualisht, pritet qe te shkoje ne rreth 200 dege. Kjo, duke pasur parasysh te gjitha propozimet dhe ndryshimet e mundshme qe mund te behet nga strukturat e autorizuara. Deri tani, mesohet se nje fakultet qe ndodhet ne Kukes ka kerkuar qe te futet edhe dega e Anglishtes dhe e Menaxhim-Biznesit. Te njejten gje ka kerkuar edhe filiali i Ekonomikut te Sarandes. Megjithate, do te jete Keshilli i Ministrave ai do qe te jape verdiktin. Ndersa nga ana tjeter, pritet qe numri i degeve qe mund te zgjidhen nuk do te ndryshoje. Maturantet qe mendojne se do t'u zvogelohen shanset duke u vendosur nje numer me i vogel i degeve qe ata mund te kerkojne, nuk duhet te shqetesohen. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, por edhe Drejtoria Arsimore e Tiranes, edhe kete vit do te jene 10 dege ato qe mund te shenohen nga maturantet sipas rendit preferencial. Keshtu, edhe kete vit ata duhet te shenojne ne vend te pare degen qe duan domosdoshmerisht, ne vend te dyte degen qe e kane me pak qejf, e keshtu me radhe. Nga ana tjeter, pritet te mos kete ndryshime as ne listen e degeve ne Formularin A2. Nese nje vit me pare maturanteve u ka rene ne dore nje formular i tille, duhet ta vezhgojne me kujdes, sepse i tille pritet qe te jete edhe ne procesin e pranimeve te Matures Shteterore 2008. Lista e degeve pritet te zere pjesen me te madhe te formularit A2. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, nxenesit qe duan te behen pjese e universiteteve publike te vendit duhet ta lexojne me shume kujdes kete liste, per te gjetur deget qe preferojne. Per secilin Universitet te Shqiperise jane renditur 46 fakultetet, poshte te cilave ndodhen edhe deget nje per nje. Ne krah te emertimit te cdo dege, ka nje numer me 3 shifra, qe perfaqeson degen. Specialistet keshillojne qe te behet kujdes ne menyren se si duhet bere zgjedhja e deges. Se pari maturanti duhet te kerkoje universitetin ku deshiron te ndjeke, te mbaje shenim dhe te zbatoje procedurat.Guida e Matures, ne shkolla brenda javes
Ministria e Arsimit ka pergatitur guiden e Matures Shteterore. Ne te gjenden qe te gjitha udhezimet e ministrit Genc Pollo ne lidhje me perfundimin e vitit shkollor per maturantet, konsultimet, datat e provimeve e gjithcka tjeter. Gjithashtu, specialistet kane botuar nje sere shembujsh per perllogaritjen paraprake te pikeve, ne menyre qe t'u sherbejne kandidateve per te bere zgjedhjen e duhur. Brenda javes kjo guide pritet qe te shperndahet neper shkolla. Sipas specialisteve, ajo do te jete nje udhezues mjaft i mire per te gjithe, duke qene se permban gjithcka duhet te dine maturantet, dhe eshte hartuar vetem ne sherbim te tyre kryesisht, ndersa mesuesit jane njohur edhe me pare me udhezimet perkatese.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi
- Pensionet false, si funksiononte skema
- Semundjet profesionale, 4 mije raste ne vit
- "Fabrikat po na demtojne mjedisin"
- Studentet e rinj, nuk ndryshohet dega
- Propozimi, te legjitimohen kurset private
- Shalsi: Asnje s'pengon punen tone
- Bashkia u shemb shtepite, dru banoreve
- Matura, ndryshon korrigjimi testeve
- Gjuhet e huaja, vetem 10 per qind kalues
- Shoqata e gjakut: "Te shkarkohet Arben Ivanaj"
- Shqiptaret te stresuar, fluks te neurologet
- Poliklinikat, buxhet me vete nga te ardhurat dytesore
- Pensioni i reduktuar, si perfitohet
- Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi
|
|