PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vodafon 295000 euro per 7 projekte


E Premte, 09 Maj 2008

Fondacioni Vodafone Albania akordon rreth 295000 euro per zbatimin e 7 projekteve dhe prezanton fituesit e konkursit vjetor" Bota e Ndryshimit"- nje eksperience qe synon te promovoje pasionin dhe dedikimin e individit per te sjelle nje ndryshim ne pergjigje te nevojave sociale te komunitetit ku jeton. Ky kontribut, pason fondin e emergjences se akorduar nga Fondacioni Vodafone Albania me ndihmen e Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation per rindertimin e shkollave dhe sigurimin e nevojave jetesore te komunitetit te prekur nga shperthimi ne Gerdec te Vore. Gjate kesaj konference, kryetari i Bordit Drejtues te Fondacionit, Thomas Papaspyrou, theksoi: "Eshte nje kenaqesi te veresh sesi puna intensive e bordit dhe stafit tone reflektohet ne perllogaritjen e mijera perfituesve prej ketyre projekteve. E vecanta e financimit te projekteve per kete vit eshte shtrirja e investimit social ne disa rrethe, nga veriu e deri ne jug te vendit, duke perfshire Kukesin, Gjirokastren, Lezhen, Tiranen si dhe rrethe te tjera". Raundi i aplikimeve do te qendroje i hapur deri me date 17 maj 2008.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika