Cmimet nuk ndalen, inflacioni 4,4%
E Premte, 09 Maj 2008
Blerina Hoxha
Ritmet e rritjes se cmimeve jane zbutur disi ne muajin prill, per shkak te hyrjes ne treg te prodhimeve te stines. Por, nga ana tjeter, gjate muajit qe shkoi jane rritur cmimet e karburanteve, dritherave, bulmetrave dhe mishit. Instituti i Statistikes, INSTAT, nxori dje rezultat e inflacionit per muajin prill. Treguesi i cmimeve shenoi 4,4 per qind, 0,2 per qind me pak se, ne muajin mars dhe 2,5 per qind me shume se, prilli i vitit te kaluar. indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje ulje prej 0.8 per qind, me nje ndikim prej 0,3 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 6,9 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim uljen e cmimit te kastraveceve me 47,5 per qind, lulelakres me 10,6 per qind, lakres me 4,4 per qind, domateve me 2,9 per qind etj. indeksi ne nengrupin fruta shenoi gjithashtu nje ulje prej 0,2 per qind. Gjate muajit prill cmimet ne te gjitha nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve shenuan nje rritje, ku mund te permendim rritjet ne nengrupet, "buke e drithera" me 1,5 per qind, "mish", "peshk", "qumesht djathe e veze " me 0.2 per qind, "ushqime te tjera" me 0.1 per qind. Rritja e cmimeve eshte ne vijimesine e nje viti me pare, ku si rezultat i rritjes se cmimeve per dritherat, naften, dhe vajin ne tregjet nderkombetare mori goditje edhe tregu vendas. Si pasoje e kesaj situate ka pesuar rritje, jo vetem mielli dhe nenproduktet e tij, por edhe te gjithe mallrat e shportes, duke filluar me vajin dhe duke perfunduar me mishin. Banka e Shqiperise pak dite me pare publikoi nje studim sipas te cilit, cmimet e mallrave te importit kane thyer rekordet historike qe kur Shqiperia liberalizoi tregtine me jashte, duke u rritur ne vitin e fundit plot 8 per qind. Nderkohe qe rritja mesatare e cmimeve te mallrave te importit ne vitet 2001-2006 ishte 1.2%. Cmimet e mallrave baze, si drithi dhe nafta, ne tregun boteror jane rritur me ritme te shpejta gjate dy-tre viteve te fundit. Cmimi i grurit ne tregun boteror u rrit me 32% gjate 2007, ne krahasim me rritjen mesatare vjetore 7% gjate viteve 1999-2006. Por nga ana tjeter forcimi ne terma nominale i lekut me 8% ndaj monedhes amerikane, ka frenuar percjelljen e plote te rritjes se cmimit te drithit ne vend.
Banka e Shqiperise edhe per vitin 2008 ka shpallur si objektiv per inflacionin nivelin 3 per qind, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje rreth kesaj vlere qendrore. Rreziqet ne ekonomi per rritjen e inflacionit jane te njejta si me pare. Ky ka qene rezultati ne lidhje me pritshmerite e Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne sektorin e cmimeve per vitin ne vazhdim.
Inflacioni, po frenon rritjen ekonomike
Rritja ekonomike ne Bashkimin Evropian po ngadalesohet nderkohe qe inflacioni po ngrihet me shpejtesi. Ndersa ne rajone te tjera te globit, Organizata e Kombeve te Bashkuara konstaton se ka nisur t'i kercenoje uria dhe pasojat paralajmerohen te jene serioze. Ne nje raport te Bashkimit Evropian te publikuar kohet e fundit, thuhet se ekonomia e vendeve te Bashkimit do te rritet vetem 2 per qind kete vit dhe do te ngadalesohet me tej ne vitin 2009, deri ne 1,8 per qind.