 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Helsinki: Dhune ne burgjet shqiptare
E Premte, 09 Maj 2008
Raporti per vitin 2007 i KSHH "zbardh" keqtrajtimet ne qeli
Tirane - Komiteti Shqiptar i Helsinkit "terrorizohet" nga situata ne dhomat e shoqerimit, si dhe ne sistemin gjyqesor ne vendin tone. Nepermjet raportit vjetor te vitit 2007, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vene ne dukje se ne dhomat e shoqerimit nuk mungon dhuna. Nga ana tjeter, ne keto komisariate nuk jane shenuar as te dhenat e te shoqeruarve, duke hequr ne kete menyre edhe mundesine e verifikimeve. Nderkohe qe te pandehurve qe presin te denohen nga gjykata, iu hiqet e drejta e afateve te paraburgimit per shtyrje te seancave gjyqesore nga ana e mbrojtesve te tyre, te cilet jane shkaktare te ketyre shtyrjeve. Sipas ketij raporti, mesohet se per keto problematika jane vene ne dijeni edhe institucionet perkatese. Qytetare te ndryshem, te cilet dashur pa dashur jane futur ne dhomat e paraburgimit nga ana e policise, jane dhunuar prej efektivave blu. Por jo vetem kaq. Sipas raportit, behet e ditur se "nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ne disa raste te dhenat e personave te ndaluar ne komisariate nuk mbahen ne menyre te rregullt dhe per rrjedhoje ishte e veshtire te verifikoheshin pretendimet e tyre ne vazhdimesi, sidomos pas lirimit te tyre nga dhomat e ndalimit ose te shoqerimit". Nje nga rastet qe dhunes ne keto komisariate ka qene edhe ajo e te miturit E. D. Pas ushtrimit te dhunes nga ana e policise i mituri nuk eshte derguar ne spital per te marre ndihmen mjekesore. Nga ana tjeter efektive te policise kane vonuar edhe thirrjen ne kohe te mbrojtesve te tyre ligjore e cila bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale. Sipas raportit te KSHH-it zvarritjet gjyqesore mbeten ende nje problem shqetesues. Nje nga arsyet e shtyrjeve te seancave gjyqesore jane pikerisht edhe avokatet, e cila ka cuar edhe ne pezullimin e afateve te paraburgimit te te pandehurve te tyre. KSHH-it i eshte drejtuar edhe Dhomes Kombetare te Avokatise me rekomandimin per marrjen e masave per avokatet mbrojtes qe kane shkaktuar shtyrje te proceseve gjyqesore. Nga ana tjeter ne korrik 2007 nepermjet nje letre eshte njoftuar edhe ministri i Drejtesise. Deri me sot, nga ana e Dhomes Kombetare e Avokateve per parandalimin e zvarritjeve te seancave gjyqesore nuk eshte kthyer asnje pergjigje. Sherbimi ligjor falas vazhdon te kete probleme, sidomos per shqyrtimin e kerkesave per rishikim te vendimeve gjyqesore te formes se prere prane Gjykates se Larte. Legjislacioni yne penal ka nje vakuum ligjor pasi mundesia per te pasur nje avokat falas te siguruar nga shteti njihet vetem ne shkallen e pare dhe te dyte te gjykimit dhe jo ne gjykimin ne Gjykaten e Larte. Ndjekja e gjykimit ne Gjykaten e Larte behet gati e pamundur per ate kategori te denuarish qe nuk kane mundesi financiare per te siguruar nje avokat privat, si dhe duke marre parasysh qe ne Shqiperi nuk ka asnje klinike ligjore qe te ofroje nje sherbim te tille.
Keqtrajtimi i te miturve dhe te semureve
Trajtimi i personave te mitur dhe te denuarve te semure, me semundje fizike ose psikike
vazhdon te perballet me shkelje te renda te te drejtave qe njeh ligji njeh per ta. Ndonese Kodi Penal parashikon mundesite e zbatimit te masave mjekesore dhe detyron gjykatat te rishikojne vendimet e dhena, ne shume raste keto nuk aplikohen. Sipas vezhgimeve te bera nga ana e Komitetit Shqiptar te Helsinkit ne Spitalin e Burgut, ne muajin nentor 2007, u gjenden 76 persona, per te cilet gjykatat e rretheve gjyqesore perkatese kane dhene denim me mase mjekesore. Pavaresisht se kishte kaluar me shume se nje vit nga dhenia e ketyre vendimeve, ato nuk ishin rivleresuar nga gjykatat perkatese.
Redinalda Caushaj
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|