PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vrasja e Hoxhes, policia dy te dyshuar


E Premte, 09 Maj 2008

TIRANE - Vrasja e Altin Hoxhes, ka bere qe policia te ngreje nje grup hetimor. Burime nga ky grup kane bere te ditur se jane dy persona qe jane te dyshuar ne lidhje me kete vrasje, dhe qe dyshohet te jene banore te kesaj zone. Policia e kryeqytetit tha dje se ka ngritur nje grup i posacem hetimor per zbardhjen e vrasjes se shtetasit Altin Hoxha, 35 vjec, mengjesin dy diteve me pare ne afersi te Radiostacionit ne Kashar, Tirane. Ekspertet e policise kriminale, te cilet kryhen veprimet e para procedurale ne vendin e ngjarjes konkluduan, se 35-vjecari Hoxha ishte vrare me sende te forta (sepate). Burime zyrtare nga policia thane dje se grupi hetimor, nen drejtimin e prokurorise se Tiranes, po punon per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarjeje dhe motivet qe kane cuar autorin ne kryerjen e ketij krimi. Sipas ketyre burimeve, kjo ngjarje eshte klasifikuar si "vrasje me dashje". Per llogari te ketyre hetimeve jane marre ne pyetje nga hetuesit disa persona, te cilet mendohet se kane dijeni per rrethanat e ngjarjes.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika