PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tatimet dhe taksat per parate e shperblimet


E Premte, 09 Maj 2008

Parate qe merren nga policia per largesine nga shtepite, tatohen 10 per qind duke qene dicka e ndryshme nga oret shtese, te cilat jepen pa tatimet dhe taksat qe kane pagat qe merren. Por nuk eshte vetem kjo qe eshte tatuar nga policia. Shperblimet e dhena per Vitin e Ri, u tatuan me 10 per qind sipas takses per shtesat te vene nga qeveria.

Urdhri ne shtator i Prencit per marrjen e parave

Marrja e parave te oreve shtese, te efektivave te Patrulles se Pergjithshme Speciale qe zhvillonin turnin e trete ka qene e sanksionuar nga nje urdher qe ishte dhene muaj me pare nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Kryekomisar Ahmet Prenci. Ne urdhrin e brendshem te dhene nga ky i fundit kerkoje qe 150 efektivat e Patrulles se Pergjithshme, parate e turnit te trete duhej te jepeshin cdo muaj, se bashku me pagen, e cila kalonte ne llogarite e policeve. Urdhri i dhene nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, kishte hyre ne fuqi qe ne shtator te vitit te kaluar. Ne urdhrin e brendshem thuhej se efektivave te Patrulles se Pergjithshme Speciale, t'u jepen parate e oreve suplementare dhe shtese. Kjo gje ishte bere e mundur deri ne fund te vitit te kaluar. Me pas nuk eshte zbatuar me, duke sjelle dhe mos dhenien e parave ne kohe, prej kater muajsh, te cilet nuk kane marre parate qe duhej t'i merrnin cdo fillim muaji. Kjo gje ende nuk ka gjetur nje rruge zgjidhje, duke sjelle dhe ankesat ne lidhje me parate. Pervec ketyre, efektivat e Patrullave te Pergjithshme marrin dhe para per largesine nga shtepite e tyre, pasi shumica e pjesetareve nuk jetojne me familjet me kryeqytet, por jane nga rrethet. Patrulla e Pergjithshme ka me shume se dy vjet qe ka filluar te implementohet ne vendin tone, duke u marre si nje sistem i mire amerikan, qe ka sjelle dhe rezultatet e saj, pasi eshte shtrire dhe ne terren. Per kete shkak jane tre breza te Patrulles se Pergjithshme qe kane dale nga Akademia e Policise.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika