PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Policet kerkojne parate e oreve shtese


E Premte, 09 Maj 2008

Artan Cena

Efektivat e policise ankohen se nuk kane marre prej muajsh oret e nates, te turnit te trete. Kjo gje eshte bere e ditur nga vete ata, te cilet kane deklaruar se nuk e dine se kur do te dalin parate e oreve suplementare dhe shtese, duke qene se jane dhe shuma te konsiderueshme prej 6 deri ne 7 mije leke per oret e nates, nderkohe qe 2,5 deri ne 3,5 mije leke eshte shuma e parave qe efektivat e policise perfitojne per shkak te shteses se turnit qe ata bejne, gjate nje muaji. Sipas te dhenave nga policia, shuma e parave qe duhet te nxjerre nga buxheti i saj Policia e Shtetit, institucioni qe ka nen varesi efektivat blu eshte e konsiderueshme pasi me vonesat kater mujore te shkaktuara dhe shuma qe duhet te marre nje polici, eshte e konsiderueshme. Nderkaq, me mosdhenien e parave per efektivat e turnit te trete te Patrulles se Pergjithshme eshte shkelur dhe nje urdher i dhene nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, urdher i dhene ne shtator te vitit te kaluar.

Oret shtese te efektivave te policise se kryeqytetit kane muaj qe nuk hidhen. Ndersa eshte mbyllur viti 2007 dhe jane shperndare te gjitha parate qe ishin te prapambetura, efektivat blu per vitin 2008, kane marre vetem pagat, dhe nuk u jane paguar oret shtese, ato te nates, si dhe oret suplementare, gjate aktiviteteve sportive, tubimeve, apo gjera te tjera qe kane dashur pranine e te gjitha efektivave. Pikerisht per keto, per oret jashte turnit te tyre, efektivat e policise, kryesisht ata te rolit baze, dhe ata te rendit. Por, qe nga janari e me pas nuk eshte dhene asnje lek ashtu sic ka qene gjithmone. Efektiva te policise, kane thene per gazeten se kane muaj qe nuk marrin dy shtesat e parave, ate te oreve te nates dhe ato te oreve suplementare qe jane per aktivitete te ndryshme. Kjo gje duket se ka sjelle jo pak probleme dhe ne ekonomite familjare te policeve. Nderkaq, Patrulla e Pergjithshme Speciale, merr dhe para te tjera shtese, si ato te largesise nga shtepia, pasi efektivet e saj jane nga e gjithe Shqiperia, dhe eshte nje projekt pilot, qe ka nisur prej me shume se dy vjetesh te aplikohet ne vendin tone.

Shuma, e cila eshte grumbulluar nga mosdhenia e parave shtese te policeve qe duhej te ishte dhene qe ne janar, per cdo muaj sipas burimeve eshte e konsiderueshme, dhe duhet te dale nga buxheti i Policise se Shtetit. Parate per oret shtese nuk jane hedhur ne policine e kryeqytetit, e cila ka dhe numrin me te madh te efektivave ne terren, per shkak dhe te numrit te banoreve. Uniformat blu kane deklaruar se pergjithesisht parate, qe duhej te merrnin per punen qe e bejne jashte orarit jane dhene cdo muaj ose nje here ne dy muaj, por deri me tani kane kaluar kater te tille dhe asnje vlere monetare nuk eshte hedhur ne llogarite e efektivave. Kjo ka bere qe ata te shqetesohen, nese do merren parate e oreve suplementare apo jo. Nderkohe, atyre nuk u eshte dhene nje pergjigje e sakte per ate qe do te behet me pas. Nderkaq, pagat jane hedhur gjithmone ditet e caktuara. Paga e nje efektivi policie te rolit baze shkon te shuma e 34 mije lekeve ne muaj, duke mos perfshire taksat, te cilat mbahen qe ne momentin kur pagat kalojne ne llogarite e efektivave.

Nuk ka pushime ne dite festash

Pervec mosdhenies se parave shtese, qe jane te perfituara sipas ligjit, gje e cila ndodh prej shume viteve, efektivave te policise te rolit baze te, sektorit te rendit dhe sigurise publike ne Tirane, u jane hequr dhe pushimet per festa. Ky urdher eshte dhene nga drejtori i Policise se Tiranes, Muhamet Rrumbullaku, gjate ngjarjes se Gerdecit, por qe me pas nuk eshte hequr me. Nese e gjithe administrata pushon, policia e kryeqytetit nuk e ka kete te drejte, ne rast se nje feste bie e diel.

Ne shtator te nje viti me pare, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka dhene nje urdher te brendshem, ne te cilin thuhej se efektivave te Patrulles se Pergjithshme Speciale, t'u jepen parate e oreve suplementare dhe shtese, ne cdo fillim muaji se bashku me pagen e tyre. Por, sipas te dhenave, ky urdher eshte zbatuar deri me dhjetor dhe me pas nuk eshte zbatuar me, duke sjelle dhe mosdhenien e parave ne kohe.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika