Kapet me shkelje largohet Bujar Cici
E Premte, 09 Maj 2008
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin e prokurorit te Krujes. Bujar Cici eshte shkarkuar nga detyra e tij, menjehere pas propozimit te bere nga ana e Kryeprokurores Ina Rama. Sipas burimeve nga organi qendron i akuzes, mesohet se prokurori Cici ka kryer shkelje te ligjit. Ka qene pikerisht Drejtoria e Inspektimit, ajo qe ka bere nje kontroll ne kete prokurori dhe ka gjetur shkelje nga ana e ketij prokurori. Pasi eshte vene ne dijeni edhe Kryeprokurorja e Pergjithshme, kjo e fundit ia ka kerkuar Presidentit edhe shkarkimin e tij nga detyra. Keshtu ne mbeshtetje te neneve 93, 149 pika 3 te Kushtetutes dhe te nenit 8, pika 2, germa b te ligjit nr. 8737, date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozim te Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Topi ka dekretuar kerkesen e Kryeprokurores. Dekreti ka hyre ne fuqi menjehere qe nga dita e djeshme, kur edhe eshte bere shkarkimi i prokurorit. Sipas burimeve, prokurori ka kryer shkelje te renda ne detyren e tij. Mesohet se ky i fundit nuk ka zbatuar ligjin, duke abuzuar edhe me detyren e tij. Nuk dihet ende nese prokuroria do te kerkoje apo jo ndjekjen e tij penale per shkeljet qe edhe i jane gjetur gjate kryerjes se detyres.