PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fullani: Shqiperia ne BE ne 2018


E Premte, 09 Maj 2008

Shqiperia mund te anetaresohet ne Bashkimin Evropian ne 2018, ka thene dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, duke shtuar se nje faktoret vendimtare per anetaresim do te jene investimet e huaja direkt ne vend dhe hapja e metejshme drejt ekonomise se tregut. "Kjo do te ndodhe ne 10 vitet e ardhshme, me siguri", tha Fullani, ne intervisten e dhene per agjencine e lajmeve ekonomike "Bloomberg", ku mori pjese ne forumin "Britania e Madhe, dhe investimet shqiptare" ne Angli. Ai shtoi se, "Shqiperia e ka ne plan te pare kete angazhim dhe po shkon ne drejtimin e duhur per t'u bere anetare e BE-se shume shpejt". Shqiperia, e cila vetem muajin e kaluar mori ftesen per anetaresim ne NATO, per ben perpjekje te medha per te permiresuar infrastrukturen dhe te terheqe investitore te rinj ne vend - eshte shprehur Fullani. Nga ana tjeter, rreth 40% e popullsise prej 3,6 milione banoresh nuk ka uje te pijshem, nderkohe qe nderprerjet e energjise vazhdojne te jene problematike, duke ngadalesuar zhvillimet ekonomike ne vend, thuhet ne nje raport te FMN. Nga ana tjeter sherbimi i investitoreve "Moody" i dha Shqiperise noten B1 ne qershor 2007, 4 hapa nen nivelin mesatar te investimeve. Ekonomia eshte rritur vitin qe shkoi ne nivelin e 9 miliarde dollareve 6%, nderkohe qe Shqiperia ka shitur 7,8 milione euro bono ne tregun e brendshem deri ne 5 dhjetor. Shpresojme te arrijme objektiva te rendesishme, ka thene Fullani, pasi shume kompani te huaja kane shprehur interes per te investuar ne fusha te tilla si energjetike, sistemin bankar, turizem etj. Por serish analistet dhe organizatat e huaja, vleresojne se sfidat e qeverise mbeten zhvillimi dhe ristrukturimi i bujqesise, nderkohe qe bonot dhe tregu i parave duhet te behen me atraktive. Rritja e cmimeve te energjise dhe ushqimit ne bote po japin ndikimin e tyre edhe ne inflacionin ne Shqiperi, i cili eshte pershpejtuar me ritme te shpejta deri ne nivelin 4.6% ne muajin mars. Banka e Shqiperise synon te niveloje inflacionin duke e ulur ate ne nivelin e shenjestruar 3%, tha Fullani. Banka qendrore eshte dakord me nivelin aktual te lekut, vazhdoi ai. Liberalizimi i kursit te kembimit te lekut ishte nje nga strategjite me te mira te vendosura ne fillim te viteve '90-te. "Ka qene nje element i gjetur per te ulur inflacionin dhe presionet inflacioniste qe vijne nga jashte", ka perfunduar Fullani ne kete shkrim te "Bloomberg". Guvernatori i Bankes se Shqiperise ndodhet ne nje forum ekonomik qe po zhvillohet ne Londer ne lidhje me impaktin e investimeve britanike ne Shqiperi.

B.H.



Shqiperia, pse jo me shpejt ne BE

-Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Evrope

-Rreth 40 per qind e popullsise nuk merr uje

-Sherbimi i investitoreve "Moody" i dha Shqiperise noten B1 ne qershor 2007, 4 hapa nen nivelin mesatar te investimeve.

- Ekonomia e eshte rritur vitin qe shkoi ne nivelin e 9 miliarde dollareve 6%.

- Rritja e cmimeve te energjise dhe ushqimit ne bote po japin ndikimin e tyre edhe ne inflacionin ne Shqiperi, i cili ka arritur nivelin 4,6% ne muajin mars



Investimet e huaja, Guvernatori keshillon qeverine

Shqiperia duhet te perfitoje nga nenshkrimi i MSA per te qene konkurruese ne thithjen e investimeve te huaja. Kete keshille Guvernatori e ka dhene ndaj autoriteteve te qeverise kohe me pare. Evropa Lindore ne kuader te synimeve per anetaresim ne BE po ndermerr politika stimuluese per investitoret e huaj. Guvernatori mendon se investimet e huaja jane "serum" per ekonomine e varfer shqiptare. Nepermjet tyre sigurohet punesimi, me shume te ardhura per buxhetin etj.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika