PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha-Rama, bashke te MSA


E Premte, 09 Maj 2008

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, do te jene serish bashke ne nje tryeze, kete here per te diskutuar mbi procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Konferenca, qe do te zhvillohet sot, "Dy vjet nga nenshkrimi i MSA-se dhe roli i Kuvendit ne te", do te afroje dy kundershtaret politike Berisha-Rama. Te dy lideret e PD-PS, do te kene rol kryesor ne mbajtjen e fjalimit mbi ecurine e Shqiperise ne keto dy vjet drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian, apo cfare duhet te jene prioritetet per t'u realizuar ne menyre qe te jemi zyrtarisht anetaret ne BE.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, eshte kujdesur personalisht per te ftuar kryetarin e PS-se, Edi Rama, ne kete eveniment. Si moderatore e konferences, Topalli ka ftuar perfaqesues te majte te diskutojne per nje nga ceshtjet kryesore te vendit. Topalli do te mbaje fjalen e mireseardhjes ne kete konference, per t'ia dhene me pas Kryeministrit Sali Berisha. Menjehere pas tij te drejten e dhenies se mendimit e vleresimit per hapat qe ka bere Shqiperia drejt procesit te anetaresimit ne BE dhe realizimin e reformave do e marre kryetari i PS-se, Edi Rama. Nderkohe qe diskutime do te zhvilloje dhe ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan. Ne tryezen qe do te mbahet sot, jane te ftuar dhe shume perfaqesues te tjere politike si dhe deputete te Kuvendit, te cilet do te diskutojne mbi rolin qe ka pasur Kuvendi ne procesin e anetaresimit dhe realizimin e reformave ne kete mandat. Ketu do te diskutohet per miratimin e ligjeve te ndryshme, per t'ju perafruar legjislacionit te BE apo akteve te ndryshme ligjore.

Konferenca e sotme do te perqendrohet ne hapat qe ka bere Shqiperia drejt Bashkimit Evropian dhe realizimi apo jo i reformave qe jane kerkuar si kusht per anetaresimin e vendit. Duke qene se vete konferenca quhet roli i Kuvendit ne kete proces, vendimet qe ka marre ky institucion dhe ato qe ka ne program do te jene thelbi i diskutimeve. Ku nuk do te mund te anashkalohet votimi i paketes se ndryshimeve kushtetuese i kryer dy jave me pare me nje konsensus prej 115 votash. Po keshtu, do te preket dhe ceshtja e reformes zgjedhore, e cila nis me ndryshimin e sistemit te sanksionuar tashme ne Kushtetute, proporcional rajonal. Por dhe me reformen ne sistemin e drejtesise si dhe shume te tjera qe Shqiperia duhet te realizoje per te qene pjese e Bashkimit Evropian.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika