Austria ratifikon sot MSA me Shqiperine, tani 20 vende
E Premte, 09 Maj 2008
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, mori dje pjes? n? punimet e Sesionit t? 118-t? t? Komitetit t? Ministrave t? Keshillit t? Evropes n? Strasburg. Tematikat kryesore t? Ministerialit ishin bashkepunimi midis KE-se dhe BE-se, konsolidimi i sistemit te mbrojtjes se te drejtave te njeriut te KE-se si dhe aktivitetet e organizates ne favor te dialogut nderkulturor. Ministri Basha gjate fjales se tij vleresoi bashkepunimin ndermjet organizatave nderkombetare, bashkepunimin rajonal dhe rolin e Shqiperise ne drejtim te forcimit te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Gjate vizites, ministri Basha u takua me Sekretarin e P?rgjithsh?m t? KE, Terry Davis. Perfaqesuesi i larte i KE-se vleresoi programet e bashk?punimit ndermjet Shqip?ris? dhe KE-s? si dhe shprehu gatishm?rin? p?r t? vazhduar asistencen e organizates n? fushat prioritare t? vendit sic eshte edhe reforma zgjedhore. Po keshtu, gjate sesionit te punimeve Komitetit t? Ministrave t? K?shillit t? Evropes, ministri Basha u takua me sekretarin e Shtetit t? Austris?, Evans Wikler. Z. Wikler e informoi ministrin Basha se diten e sotme parlamenti austriak do te ratifikoje MSA-ne me Shqiperine. Ministri Basha shprehu falenderimet per Evans Eikler, ministren e jashtme austriake Ursula Plasnik, qeverine dhe parlamentin austriak per kete lajm te rendesishem per vendin tone. Ne kete menyre, me ratifikimin nga ana e parlamentit austriak, u arrit ne 20 numri i vendeve qe ratifikojne MSA me Shqiperine.
F.M