PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Qemal Stafa" diskuton per politikat monetare


E Premte, 09 Maj 2008

Fondacioni "Qemal Stafa" organizoi dje tryezen e dyte per ceshtjet ekonomike ne Shqiperi. "Politika monetare dhe fiskale", ishte tema e perzgjedhur nga organizatoret, te cilet kishin ftuar per diskutim specialiste, profesore te ekonomise dhe eksperte te fushes. Drejtori Ekzekutiv i fondacionit, Saimir Tahiri, gjate fjales se tij, beri nje permbledhje te gjendjes ekonomike ne Shqiperi. Gjithashtu, Tahiri u ndal dhe ne vendimin me te fundit te Gjykates Kushtetuese, per moslejimin e hyrjes ne fuqi te ligjit te gjobave ndaj biznesit. Ne tryeze referuan eksperti gjerman, Zopel dhe ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani, ku preken disa probleme ekonomike, si menaxhimi i shpenzimeve publike, politika monetare, deficiti buxhetor, apo dhe administrimi i te ardhurave buxhetore.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika