Gurakuqi depoziton kerkesen ne gjykate per njohjen si kryetar
E Premte, 09 Maj 2008
Kreu i fraksionit te PDK, i zgjedhur tri dite me pare si kunderpeshe ndaj kryetarit Ndoka, Anton Gurakuqi, njeheresh zv.minister i Jashtem, kerkon njohjen e tij ligjore si kreu i PDK-se. Nepermjet nje kerkese te depozituar ne gjykate. Gurakuqi kerkon qe ky i fundit te njihet ligjerisht si kreu i kesaj partie dhe jo ish-kreu i saj, Nard Ndoka. Kerkesa e depozituar ne Gjykaten e Tiranes ka si objekt te saj regjistrimin, depozitimin dhe ndreqje gabimi. Dje eshte hedhur edhe shorti elektronik. ku mesohet se kerkesa e kreut te ri te PDK-se do te shqyrtohet nga ana e gjyqtarit Artur Gaxhi. Ditet ne vazhdim pritet edhe te caktohet data e pare se fillimit te seances gjyqesore dhe startimit te gjyqit. Gjithcka ka filluar vetem tri dite me pare, teksa me nje kongres blic, Gurakuqi, i mbeshtetur dhe nga Bushati dhe Tonaj, kane deklaruar rrezimin e Ndokes nga posti i kryetarit te Partise Demokristiane dhe zevendesimin e tij me zv.ministrin e Jashtem.