PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndoka: Te henen te Berisha per shkarkimet


E Premte, 09 Maj 2008

Fatjona Mejdini

Nard Ndoka u rikonfirmua diten e djeshme si kryetari legjitim i Partise Demokristiane ne Kongresin e Jashtezakonshem te kesaj partie te mbajtur diten e djeshme. Keshtu me ane te votes se fshehte ne votebesimin e tij, Ndoka arriti te marre 422 vota pro nga 460 delegate qe ishin dje ne sallen e Pallatit te Operes dhe Baletit.

Ne nje prononcim per "Koha Jone", Nard Ndoka theksoi se diten e hene me mandatin e kryetarit real te Partise Demokristiane, do te zhvillonte nje takim me Kryeministrin Berisha, ku edhe do t'i kerkonte zyrtarisht ne emer te PDK-se shkarkimin e Anton Gurakuqit dhe Zef Bushatit nga postet qe aktualisht mbajne ne kabinet. Nga ana tjeter, pas rikonfirmimit si kryetar i PDK-se, Nard Ndoka, u shpreh entuziast mbi te ardhmen e kesaj partie. Ai vleresoi zhvillimet dhe voten e fshehte te kongresit te jashtezakonshem dhe po keshtu kritikoi edhe kundershtaret e tij politik brenda partise.

"PDK tregoi demokracine me te madhe me votebesimin e kerkuar dhe te votuar, xhelozia i verboi ish-koleget tane, te cilet karrieren e tyre e kane ndertuar pa moral, servile e batakcinj politike. Morali yne nuk ka asgje te perbashket me ta, u urojme suksese ne jeten e tyre private, pasi ne jeten politike kane degraduar", deklaroi Ndoka ne fjalen e tij perpara delegateve te ardhur nga cdo rreth i vendit. Kreu demokristian deklaroi se me kete kongres PDK dha shembullin se funksionon si nje parti model. Sipas tij, kete e tregon edhe pjesemarrja e deputeteve, e 320 keshilltareve demokristiane ne te gjithe vendin, si dhe shume demokristiane, te cilet qendruan ne kembe e jashte, per shkak te tejmbushjes se salles. Nga ana tjeter, Ndoka nuk harroi te theksonte se PDK i falte te gjithe kundershtaret politike dhe i therriste te beheshin perseri pjese e PDK-se.

Kongresi i Jashtezakonshem i PDK-se eshte i dyti qe behet ne emer te kesaj partie ne nje kohe shume te shkurter. Keshtu pak dite me pare nje tjeter kongres demokristian i drejtuar nga kundershtaret e Nard Ndokes, shpalli si kryetar te kesaj partie, Anton Gurakuqin, i cili aktualisht mban detyren e zevendesministrit te Jashtem. Dy dite me pare, Gurakuqi, permes nje letre zyrtare drejtuar Kryeministrit Berisha, kerkoi edhe shkarkimin e ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka. Nga ana tjeter, vete kreu i qeverise, Berisha, ne nje konference per shtyp deklaroi se nuk do te nderhynte ne punet e brendshme te demokristianeve dhe se nuk bazohej mbi deklarata mediatike per te marre veprime ne lidhje me emerimet dhe shkarkimet e anetareve te kabinetit te tij. Tashme pritet qe te jete ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ai qe do t'i kerkoje Kryeministrit Berisha edhe shkarkimin e zv/ministrit te Jashtem, Gurakuqi dhe atij te Integrimit, Zef Bushati.



Votimi i fshehte

Ne kongresin e Jashtezakonshem te Partise Demokristiane te zhvilluar dje, votebesimi per kryetarin e kesaj partie, Nard Ndoka, u zhvillua nepermjet votimit te fshehte. Keshtu Ndoka u rikonfirmua si kryetar i PDK-se me 422 vota pro, nga 460 pjesemarres, ku 32 delegate abstenuan, ndersa 6 votuan kunder.



422 Ishin votat qe rikonfirmuan Nard Ndoken ne krye te Partise Demokristiane. Kongresi i Jashtezakonshem u mbajt diten e djeshme dhe ne te moren pjese 460 delegate, te cilet kishin ardhur nga te gjitha rrethet e vendit.



293 Ishin votat e marr nga zevendesministri i Jashtem, Anton Gurakuqi, i cili u zgjodh kryetar i Partise Demokristiane ne nje tjeter Kongres te Jashtezakonshem te zhvilluar pak dite me pare. Ne kete kongres merrnin pjese 325 delegate.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika