Mberrin te Pollo letra e Lesit per Ndoken
E Premte, 09 Maj 2008
Ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences para pak ditesh ka mberritur edhe kerkesa e kryetarit te Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi, i cili me ane te saj kerkon verifikimin e dokumentacionit te shkollimit te kreut te PDK-se, Nard Ndoka. Keshtu, me ane te nje letre, derguar ne menyre zyrtare kesaj ministrie, Nikolle Lesi kerkon me saktesi te verifikohet nese Nard Ndoka ka apo jo nje diplome te shkolles se mesme, qe, sipas Lesit, i mungon. Burime prane Ministrise se Arsimit theksuan per "Koha Jone" se ata e kane marre me seriozitet kete kerkese dhe pritet ta shqyrtojne ne nje kohe sa me te shkurter. Nga ana tjeter, ne perfundimin e shqyrtimit, ata do te dalin edhe me nje qendrim te sakte ne lidhje me kete kerkese. Vete kreu i demokristianeve, Nard Ndoka, ka deklaruar se keto kerkesa behen vetem per t'i ulur dhe per t'i dermuar atij imazhin politik dhe vijne si pasoje e xhelozise se kundershtareve te tij politike. Nga ana tjeter, ai ka theksuar se do te jape doreheqjen nga kreu i PDK-se dhe nga minister i Shendetesise, nese kundershtaret e tij politike arrijne te vertetojne se ai nuk disponon edhe diplomen e shkolles se mesme.
Fillimisht ishte edhe ish-kreu i grupit parlamentar te Partise Demokristiane, Pashk Ujka, i cili ne nje konference per shtyp shprehu edhe dyshimet e nje pjese te qytetareve ne lidhje me arsimimin e mesem te kreut te PDK-se, Nard Ndoka. Debatet qe nisen ne PDK si pasoje e shkarkimit te Ujkes nga funksioni i tij dhe zevendesimi i tij me Ndue Shpanin, beri qe debatet mes paleve te degjeneronin edhe ne fyerje dhe akuza personale. Keshtu nga te dyja palet u perdoren edhe sulme personale, duke marr spunto nga krijimi i nje gjendjeje te veshtire ne te dyja kampet demokristiane. Kreu i PDK-se, Nard Ndoka, akuzoi ne menyre te drejtperdrejte kreun e LDK-se, Nikolle Lesi, qe, sipas Ndokes, kishte perfshire ne debate dhe percarje partine qe ai drejtonte.
Ndoka kunderpergjigjet
Kreu i Partise Demokristiane, njekohesisht ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ka deklaruar publikisht se, nese kundershtaret e tij politike rezultojne te suksesshem ne kerkimet e tyre per te mos i gjetur atij diplomen e shkolles se mesme, atehere ai do te heqe dore nje here e pergjithmone nga politika.
F.Mejdini