PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Xhaferri: Korrupsioni ne Shqiperi eshte ulur mjaft


E Premte, 09 Maj 2008

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri ishte i vetmi qe i doli ne mbrojtje qeverise dhe mazhorances dje per akuzat e opozites per korrupsion. Duke iu kunderpergjigjur akuzave te opozites per rritje te korrupsionit e varferise, Xhaferri i cilesoi si spekulime. Ai kerkoi qe asnje nga deputetet e majte te mos perbalte punen qe qeveria ka bere ne keto tre vite mandat. "Nuk ka korrupsion. Dhe kjo eshte e qarte dhe e deshmon me se miri anetaresimi ne NATO", theksoi Xhaferri. Ai permendi arritjet qe ekzekutivi ka bere, duke theksuar shtrimin e rruges Durres-Morine si nje prej tyre, dhe me kryesoren. "Kemi shtruar dhe faktet jane konkrete te prekshme dhe te dukshme tek autostrada Durres-Kukes-Morine. Do shtrojme dhe rruget ne pikat turistike", vijoi Xhaferri. Sipas tij, ne keto kushte e me premtimet e realizuara nga ana e qeverise, nuk ka me vlere thirrja qe behej dikur nga ish-ambasadori Xhefri "Politika larg nga korrupsioni". Por, sipas Xhaferrit, vlen thirrja qe beri dy dite me pare ambasadori amerikan, Xhon Uithers, "politika te shkeputet nga imuniteti". Ne kete menyre, Xhaferri hodhi poshte te gjitha akuzat e kritikat e opozites ne seancen e djeshme.








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika